Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë paraqet stili i flokëve ‘punxh banane’ – Një inspirim për dukjen tuaj!

Megjithëse për nga emërtimi mund të tingëllojë qesharake, por vërtetë stilimi i flokëve punxh në formë të bananës është mëse serioze. Sidoqoftë, nuk jemi ne që kemi zgjedhur këtë emërtim, është krijuar nga francezët, ky stil i ri kaq elegant, i zbuluar nga Byrdie e që mori një vështrim të madh në Pinterest ku gjithnjë e më shumë femrat franceze kanë kërkuar mënyrat më të lehta dhe komplekse për të krijuar punxhet e tilla.

Besoni apo jo, punxhi në formë banane nuk i takon llojit të punxheve klasike. Ky model nuk është i kapur në mënyrë të shtrënguar, i ngjitur pas koke, por është punxh i lirshëm, i ulët dhe tejet i çrregullt.

Nuk duket të ketë një strukturë specifike, dhe me këtë nënkuptojmë se nuk mund të duken njëlloj dy punxhe në formë banane, ju mund të eksperimentoni duke krijuar një punxh prapa kokës, duke e lënë të lirë me kapëse metalike, dhe pa kurrfarë mundimi, ju mund të shijoni çfarëdo lloj evenimenti.

Sigurohuni që të lini ndarjet e përparme të flokëve të lirshme, në mënyrë që të krijoni njëherë punxhin duke e sjellur nga prapa e më pas të kapni edhe pjesët e mbetura. Kjo ju lejon kapje të lirë dhe sa më natyrale, pa qenë nevoja t’i shtrëngoni për fytyre. Ju sugjerojmë të përdorni pluhur pudër  për teksturë apo vëllim të flokëve para se të krijoni punxhin në formë banane, kjo ndikon që t’i kapni apo mbledhni flokët më mirë dhe të qëndrojnë në vend.

Më poshtë mund të gjeni të gjithë inspirimet e modelit të flokëve punxh në formë banane…