Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çfarë është dieta ‘Dukan’ që edhe Dukesha e Kembrixhit e ndjek atë!

Neurologu dhe nutricionisti françez Dr. Pjerr Dukan ka zhvilluar një sistem nutricional i cili është një nga dietat më efikase që shumë shpejtë arrinë rezultate.

Më poshtë kemi shkruar dobitë dhe mangësitë e kësaj diete si dhe arsyet pse konsiderohet si më e mira për humbje të peshës dhe mirëmbajtje të shëndetit.

Çka është dieta Dukan

Dieta Dukan është një sistem i të ushqyerit dhe qëllimi i tij është që të humbni peshë shpejt dhe të siguroni rezultatet në të ardhmen. Dieta bazohet në 100 ushqime të lejuara, 72 prej të cilave janë ushqime proteinike (mish, vezë, produkte qumështi), dhe 28 janë shtesë (erëza, erëza dhe perime). Në mënyrë që të humbni peshë shpejt dhe në mënyrë të barabartë pa ndonjë shenjë  apo celulit, dieta ka rregulla dhe ndahet në 4 faza: 2 faza për të humbur peshë dhe 2 faza për të mos fituar atë përsëri.

E rëndësishme është që të kuptoni parimet e përgjithshme.

Parimet e përgjithshme

  • Pini të paktën dy litra në ditë (çaj, kafe janë të lejuara)
  • Mos i shtoni ushqimit majonez.
  • Uleni sasinë e përdorimit të kripës (përdorni sos dhe erëza)
  • Hani tërshërë çdo ditë
  • Mos e harroni aktivitetin fizik

Përveç parimeve të përgjithshme, dieta përfshin 4 etapa, dhe secila e ka qëllimin e saj.

  1. Etapa e sulmit: Rezultate të menjëhershme

Qëllimi i fazës së sulmit është se duhet të hani ushqime proteinike të cilat stimulojnë trupin për të përdorur rezervat e veta: trupi do të djegë yndyrnat shumë shpejt dhe proteina do t’ju ndihmojë të mbani indin e muskujve dhe eshtrave të paprekur.

Në këtë fazë, shumë njerëz ndihen si  të sëmurë: ky është një sinjal se trupi po përdor rezervën e yndyrës. Kjo është arsyeja pse periudha e sulmit është shumë e kufizuar.

Kohëzgjatja: varësisht nga sasia e peshës që dëshironi të humbni, mund të zgjidhni kohëzgjatjen e fazës së parë:

  • Më pak se 20 kg – 3 deri në 5 ditë
  • Prej 20 deri në 30 – 5 deri në 7 ditë
  • Më shumë se 30 kg – 5 deri në 10 ditë

  1. Etapa e dytë: Arritjet

Qëllimi i kësaj faze. Deri tani,  28 perime janë shtuar tek lista me 72 produkte të proteinave (lakër, kërpudha, domate, tranguj dhe kështu me radhë). Qëllimi i kësaj faze është që të mos lejoni kilogramët  që keni humbur gjatë  fazës së mëparshme të kthehen.

Kohëzgjatja e saj varet nga pesha që keni humbur gjatë fazës së parë. 1 kilogram gjatë fazës së sulmit = 10 ditë rrotullimi. Për shembull, nëse keni humbur 3 kg gjatë fazës së parë, atëherë faza e rotacionit duhet të jetë 30 ditë.

Opsionet e rotacionit:

  • 1 ditë proteinë dhe pastaj 1 ditë perime + proteinë
  • 3 ditë proteinë dhe pastaj 3 ditë perime + proteinë
  • 5 ditë proteinë dhe pastaj 5 ditë perime + proteinë
  1. Etapa e sigurimit: Shmangia nga fitimi i sërishëm i peshës

Qëllimi i kësaj faze. Gjatë kësaj faze, pesha aktuale stabilizohet dhe personi kthehet në një dietë më të ndryshueshme. Pra, mund të përfshini ushqime të shijshme: bukë, fruta, djathë, karamele.

Kohëzgjatja llogaritet pikërisht si në fazën 2: 1 kg gjatë fazës së sulmit = 10 ditë rrotullimi.

Rregullat e etapës së tretë

  • Gjatë ajvës, 1 ditë në javë hani vetëm proteinë
  • Çdo ditë shtoni nga 2 lugë e gjysëm me tërshërë në ushqim
  • Pini të paktën 1,5 litra ujë
  • Hani pemë çdo ditë (përveç rrushit, bananeve dhe qershive)
  • Dy herë në jave hani patate, misër, bizele, groshë, pastë dhe ushqime tjera me niseshte.
  • Dy herë në javë mund të hani çtë duani vetëm gjatë një vakti të caktuar, mëngjes, drekë apo darkë.
  1. Etapa e mirëmbajtjes: përjetë.

Kjo është etapa e fundit e bazuar në 4 parime të thjeshta të cilëve duhet t`u përmbaheni tërë jetën me qëllim që mos fitoni kilogramët e humbur sërish.

  1. 3 lugë me tërshërë çdo ditë.
  2. Të paktën 1.5 litra ujë në ditë.
  3. Ecni më tepër.
  4. 1 ditë në javë, hani vetëm proteinë.

Këto katër rregulla do e mbajnë peshën tuaj stabile dhe mund të ani 1farë të dëshironi 6 ditët tjera.

Si të planifikoni dietën tuaj

Për dietën, zgjedhni ushqimet që jeni të sigurtë se do i përmbushin nevojat e juaja në secilë fazë.

Për shkak të llojllojshmërisë së lejuar të ushqimeve, mund të përzgjedhni nga reçetat e ndryshme në dispozicion online.

Përfundimi

Kjo dietë është e mirë jo vetëm për humbjen e peshës për një kohë të shkurtë por edhe për rezultate jetësore. Sidoqoftë, nuk është për këdo e posaçërisht për ata me sëmundje kronike. Prandaj para se të filloni me këtë dietë është mirë të konsultoheni me mjekun.