Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çdo gjë që duhet të dini rreth tretmanit të ri për celulitit!

Celuliti është një pjesë e jetës së shumicës prej neve, nga i cili të gjithë duan të shpëtojnë. Është paksa e vështirë, pavarsisht ushqimit e stërvitjeve, ato bira dhe gropa pëlqejnë të qëndrojnë në trupin tonë për një kohë të gjatë. Edhe pse këshilla jonë e parë është të pranoni veten dhe trupin tuaj ashtu siç është, prap se prap nëse ju po kërkoni një mënyrë për të larguar atë, është shumë e vështirë për të gjetur një tretman efektiv.

Tani, njihuni me Emtone, si një zanë e zhdukjes së birave, ky tretman i aprovuar dhe jo invaziv thuhet se largon celulitin dhe dhuron një lëkurë të lëmuar. Por çfarë efekti ka në fakt, dhe a ka efekt në realitet? Ja se çfarë duhet të dini rreth këtij tretmani.

Çfarë është Emtone?

Fillimisht le të kuptojmë se çka përfshihet në tretmanin Emtone. Kjo makinë, e para e llojit të sajë, kombinon energjinë termale dhe mekanike për të trajtuar të gjithë faktorët që kontribojnë në celulti, ku përfshihen:

  • hapsira të zgjëruara me yndyrë nën lëkurë
  • fibra të ngurta kolagjeni që shkaktojnë birat
  • elasticitet i humbur i lëkurës
  • qarkullim të dobët të gjakut
  • mbeturinë metabolike që mblidhet nën lëkurë

Emtone mbështetet në përdorimin e njëhershëm të frekuencës së tingujve dhe shtypjes së caktuar të energjisë për të zvogluar paraqitjen e celulitit.

Si është procedura?

Së pari duhet të dini që Emtone nuk shkakton dhimbje. Në fakt, klientët atë e kanë krahasuar me një masazhë me gurë të nxehtë duke shtuar një vibrim mekanik që ndodh kur mjeti aplikohet në lëkurë. Nuk do të keni nevojë për pushim, ju menjëher pas tretmanit mund ti ktheheni punëve të zakonshme.

Gjatë terminit të parë, mjeku do ju ndihmojë për të dizajnuar një plan tretmani posaçërisht për nevojat e juaja specifike. Shumica e pacientëve do kërkojnë 4 tretmane, ku secila nga ato zgjat 20 minuta, të cilat kryhen nga 2 deri 4 javë.

Si janë reagimet e klientëve për Emtone?

Një klient thot se tretmani i ka ndihmuar për të larguar pamjen e gjizës mbrapa kofshës së këmbëve dhe e bëri atë të arrijë një vetbesim më të madh dhe të ndryshojë veshjen e sajë, gjë që nuk e bëri asnjëher para tretmanit.

Cili është dallimi në Emsculpt dhe Emtone?

Mbase keni ndëgjuar për Emsculpt, dhe jeni të hutuar për dallimin mes këtyre dyjave?!

Përderisa Emtone shënjestron krijimin e lëkurës së tonifikuar dhe jo të teksturizuar, Emsculpt është një procedurë jo invazive e aprovuar e cila ndërton muskujt dhe skalit trupin, duke përfshirë barkun, vithet, krahët, kofshët dhe pulpat e këmbëve.

Ndryshe nga Emtone, Emsculpt krijon kontraksione të muskujve që nuk bëhen gjat kontraksioneve të zakonshme. Energjia depërton në muskuj dhe shtresa dhjamore duke shkaktuar një ristrukturim të brendshëm i cili jep rezultate të jashtme, duke i dhuruar trupit një pamje më të tonifikuar.

Procedura 30 minutëshe e Emsculpt nuk kërkon pushim pas procesit si dhe klientët mund të vërejnë rezultate pas edhe vetëm 1 tretmani.