Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çdo gjë që duhet të dini për teknikën e vetullave ‘Microblading’!

Të gjithë janë të obsesionuar pas trajtimit në formë tatuazhi të vetullave…

Sigurisht që mund të jeni lodhur nga përdorimi i vazhdueshëm i lapsit për mbushje dhe formësim të vetullave, andaj edhe teknika më e re e trajtimit të vetullave ‘Microblading’ është një zgjidhje e përhershme për formësimin e tyre. Ky trajtim i fundit bën përpjekje për të ndryshuar jetën tuaj dhe teknika e tatuazhit nuk është aq e frikshme sa mund të tingëllojë. Ja çfarë duhet të dini për këtë lloj teknike:

Microblading është një formë e tatuazhit

Ndryshe nga tatuazhi i rregullt, ky lloj trajtimi është një formë e artit të tatuazhit ku pigmenti i caktuar futet në lëkurë me anë të një mjeti manual në vend të ndonjë makine. Lehtësisht vizatohen fijet e qimeve të vetullave sipas drejtimit të rritjes së tyre, duke imituar kështu qimet natyrale të vetullave.

Ju duhet të jeni të përgatitur

Nëse jeni person që pini shumë, konsumoni aspirinë, apo përdorni retinol atëherë ndaloni një javë para aplikimit. Retinoli e bën lëkurën tuaj të hollë dhe pastaj rrjedh më shumë gjak. Shmangni sa më shumë holluesit e gjakut, aspirinën dhe alkoholin.

Nuk shkakton (shumë) dhimbje

Dhimbja është relative. Disa mund të ndjejnë më shumë dhimbje se të tjerët, por në përgjithësi ndjesia është sikur një gërvishtje e vogël por që nuk është e padurueshme.

Kjo teknikë merr kohë

 

Kjo teknikë nuk kërkon aspak nguti apo hezitim. Së paku duhen dy orë të plota për të kryer procedurën në mënyrë të sukseshme.

Kujdesi mëpas është thelbësor

Kjo nënkupton që duhet t’i mbroni vetullat e lëmuara nga çfarëdo lagështie e mundshme – si për shembull të mos stërviteni e të djersiteni apo të shpëlani fytyrën me ujë. disa prej pacientëve mund të përjetojnë kruajtje dhe skuqje gjatë javës së parë, gjë që vazelina mund ta qetësojë lëkurën. Ngjyra do të duket pak më e errët në fillim por që do të zbehet deri në 30-40{8d6315cbc7537eef8d8f08bc2ace6652463eabd9938a0eaaa8bdb472463fd9da}. Në përgjithësi, ndonjë ënjtje e butë është mëse normale dhe se më pas do të keni vetulla të mrekullueshme.

Rezultatet zgjasin deri në tre vjet

Varësisht nga lëkura dhe mënyra e jetesës që ju bëni, ka klientë që i kthehen procedurës për ndërhyrje të lehtë një herë në gjashtë muaj.

Kjo teknikë kërkon investim

Trajtimi i parë është pak më i shtrenjtë por që ndërhyrjet tjera mund të kenë kosto më të ulët. Por asesi mos tentoni të bëni tatuazhin e vetullave në ndonjë teknik papërvojë sepse duke tentuar të kurseni në para ju do të humbni mundësinë për një pamje sa më natyrale dhe të freskët.