Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Brendi kanadez Moskal paraqitet në sfilatë në Londër

Pas largimit nga Toronto për të vazhduar studimet e saj të masterit në Kolegjin e Modës në Londër, dizajnerja Stephanie Moscall-Varey është e gatshme për rradhën e saj në sfilatën ndërkombëtare.

“Ishte absolutisht e mahnitshme,” ajo i thotë FASHION rreth mundësisë për të përsosur aftësitë e saja jashtë vendit. “Ndokush e ka aftësinë që të bashkëpunoj me një gamë të caktuar të njerëzve përgjatë Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për koleksionin e tyre. Unë kisha mundësinë që të bashkëpunoja me saldues, tekstilues, inxhinjerë të zërimit, muzetë e minierave të qymyrit dhe hulumtuesit e materialeve.”

Moscall-Varey nuk është një grua e papërvojë kur vie puna tek sfilatat; koleksioni i saj i Vjeshtës 2018 ishte paraqitur në Toronto Fashion Week. Por ngjarja e sotshme e diplomimit të kuratuar e hapi një botë plotësisht të re tek kjo talente në zhvillim. 26 vjeçarja që poashtu është e diplomuar në Institutin Suzanne Rogers Fashion, është përzgjedhur si njëra ndër 10 dizajneret e veshjeve për gra që do të veçohen në shfaqen LCF falë vizionit të saj të modës moderne si dhe qasjes së zgjaur ndaj tekstileve.

Koleksioni i saj më i ri është frymëzuar nga trashëgimia e familjes së saj në industrinë e qymyrit dhe përfshinë 100% tekstil bio që mund të dekompozohen dhe që janë të prodhuara nga kompozicioni shkumës së qymyrgurit e cila është gdhendur si “një prototip për lëkurë artificiale alternative”, sipas Moscall-Varey.

“Koleksioni i Vjeshtës 2020 është aq shumë i dashur për zemrën time,” thotë ajo. “Ajo kanalizon trashëgiminë nga gjyshi i gjyshit tim, një minator qymyri dhe ari, babait tim, një inxhinier i termocentraleve, dhe vetes sime, një inovatore e materialit nga qymyrguri. Koleksioni ishte një theksim i respektimit dhe mirënjohjes së të ligave antropocentrike të kaluarës derisa pranojmë thirrjen për inovacion dhe përparim.”

Për të krijuar materiale të veçanta që janë përdorur në dizajnet e saj, Moscall-Varey ka punuar me Bonnie Hvillum, themelues i kompanisë daneze Natural Material Studio. Pjesa më e preferuar e dizajnerit nga koleksioni i pamjes së sotshme finale dhe që është bërë nga materiali që Moscall-Varey e përshkruan si një fatkeqësi të lumtur.

“[Është] një a platformë e modeluar që është krijuar nga kompozicioni i shkumës së qymyrgurit,” thotë ajo. “Shiriti i printuar që e shihni është në të vërtetë një gabim! Materiali ngeci tek një pjesë e ivericës dhe kur Bonnie e shqeu, ne e patëm këtë gravurë të mahnitshme dhe model i gërmuar e cila u bë një pikë kryesore e koleksionit tonë.”

Ne definitivisht e gërmojmë atë.

 

www.fashionmagazine.com