Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Arushët melatonin të SugarBear janë ndihma e parë për gjumë…

  • I provova vitaminat për dy javë rresht për të parë nëse do të më ndihmonin të bëjë gjumë më të mirë – dhe kjo është ajo se çka ndodhi.
  • Nuk kam qenë kurrë i tillë i cili ka patur probleme me gjumë – që do të thotë, derisa ritmi im cirkadian vendosi që të më hedh në lak para disa muajve.
  • Tani netët më shkojnë në dy mënyra: Kam një orë që jam ose duke u tundur ose duke u kthyer që të mund të flej, apo të më zë gjumi menjerë pasi që ta kem vendosur kokën në jastëk dhe pastaj të zgjohem periodikisht gjatë natës. Nuk është ideale.
  • Prandaj, kur SugarBear i shtoi vitaminë rezymesë së saj, më duhej t’i provoja. Unë kam qenë një superfans i markës për vite të tëra. Arushët e tyre për flokë m’i kanë transformuar fijet tek krahët në fije sirene që çdo kush mendonte se i kam flokë shtesë për ditën e martesës sime. (jo, të gjitha janë natyrale, shokë).
  • Nuk ka nevojë të thuhet, por kam patur pritje të larta që vitaminat SugarBear Sleep mund të më ndihmonin që të bie në gjumë dhe të mos zgjohem. Unë jam i gëzuar të them që pritjet e mia janë përmbushur më shumë se që kam pritur.
  • Vitaminat SugarBear Sleep duken si arush gome dhe kanë shije si ato, gjithashtu. Por përkundër tregimit të kultit të preferuar, këto karamele gome janë të formuluara me “Rest Ëell Blend” ekskluziv, për të “promovuar relaksimin dhe optimizimin e gjumit,” një përfaqësues i SugarBear i tha Business Insider.
  • Kompleksi vegjetarian përmban një shumëllojshmëri të përbërësve që stimulojnë gjumin, duke përfshirë 6mg të melatoninës për të ndihmuar në rregullimin në mënyrë natyrale të ciklit të gjumit; 200 mcg të magnezit për të promovuar një ndjenjë të qetësisë përgjatë tërë trupit; vitamina B6 për të ndihmuar sistemin nervor; dhe 50 mg të teaninës për të rrënjosur një ndjenjë të relaksimit. Poashtu shmang sjelljen e ndjenjës së përgjumjes.
  • Formula poashtu përmban 5-HTP, një amino acid që shndërrohet në serotonin kur kombinohen me vitaminat dhe mineralet e duhura, tha për Business Insider,  Stacy Mobley, N.M.D., M.P.H., doktor i licencuar i natyropatikës dhe këshilltar. Vitaminet poashtu posedojnë erëza siç janë rrënjët valeriane, gjethet e balsamit të limonit, lulet pasion për të lehtësuar ankthin dhe për të nxitur një lloj efekti qetësues që i ndihmon truput dhe mendjes që të relaksohet dhe të pregatitë për gjumë.

Përvoja ime

  • Në natën e parë të eksperimentit, e mora parasysh rekomandimin e konsumimit të arushëve 30 minuta para se të bie në shtratë. Për befasinë time, fillove të ndjehesha i përgjumur, me sytë gati të mbyllur, as 10 minuta pas i konsumova arushët. Por a mund suplementet e gjumit që kanë shije karamelesh të jetë me të vërtetë aq të fuqishëm? Ndoshta – por edhe ndoshta jo.
  • Magjia e gjumit në të cilën u gjenda papritmas mund të ketë qenë efekt placebo, pasi që mendja është një gjë shumë e fuqishme. Sipas Dr. Mobley, “mund të jetë poashtu e ndërlidhur me nivelin e melatoninës në këtë suplement pasi që është relativisht një dozë e madhe kjo.” Cilido që të jetë rasti, unë isha jashtë si një dritë.
  • Kam përjetuar diçka të ngjajshme që në ditët e para të konsumimit të vitaminave për gjumë por nga fundi i javës, fillove të vërej që suplementeve iu duhej më shumë kohë që të kenë ndonjë efekt. Lajmi i mirë është, unë kam fjetur si fëmijë çdo nat, derisa i konsumoja vitaminat SugarBear Sleep.
  • E çuditshme, nuk ishte deri pasi që i konsumova ato në natën e parë. Përkundër ndjenjes së menjëhershme të përgjumësisë, unë prap tundesha dhe rrotullohesha në shtrat.

Të metat që ia vlen të përmenden

Varësia

  • Asnjë nga përbërësit që gjenden tek vitaminat SugarBear Sleep nuk krijojnë varësi por kjo nuk do të thotë që trupi i juaj nuk do të filloj të mbështetet tek to për të patur gjumë të rehatshëm.
  • Ashtu siç e ka shpjeguar Dr. Mobley, “e vetmja mënyrë se si trupi mund të krijoj varësi është për shkak të nivelit të melatoninës në këtë suplement. Kjo mund të nënkuptoj se tek disa njerëz, trupi i tyre do të kishte nevojë të marr dozë më të madhe me kalimin e kohës për të ndjerë efektin e njejtë.”

Efekti i fashës

  • Shpeshherë njerëzim përdorin suplemente të ndryshme për gjumë si një fashë për t’i ndihmuar balancimit të ritmit të tyre cirkadian. Por duke e bërë një gjë të tillë, ata nuk janë duke adresuar ndonjë situtatë të lartpërmendur shëndetësore që mund të shkaktoj ndonjë problem në ciklin e gjumit. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme që të përkujdesemi për higjienën e gjumit dhe t’i japin gjumit përparësi, thotë për Business Insider, Tsao-Lin Moy, ekpert dhe akupunturist kinez i mjekësisë.

Përbërja e sheqerit

  • Shurupi i glukozës dhe sheqeri janë të parat në listën e përbërësve, që do të thotë se ka shumë sasi të sheqerit nga krahasim me përbërësit tjerë (si rregull, përbërësit listohen nga sasia më e lërtë tek ajo më e ulët). Në anën tjetër, sheqeri është pjesë e balancuar e ditës por është lloji i sheqerit që gjendet në vitaminat e SugarBear Sleep që është problematik.
  • “Unë do të kisha preferuar që sheqeri të ishte na mënyrë natyrale i pranishëm në vend se të shtohet artificialisht,” thotë Dr. Mobley. “Prandaj, është lloji i sheqerit që është i përfshirë sesa sasia e tij që është një e metë. “

Në fund të fundit

Vitaminat e SugarBear Sleep kanë bërë diçka që unë nuk kam mundur të arrij për një kohë të gjatë: Ato më mundësuan që të kem gjumë të rehatshëm gjatë natës. Edhe pse lista e përbërsve është një shkaktar shqetësuar për shkak të llojit të sheqerit që gjendet në to, nuk ka diçka tjetër që ju duhet ta shmangni si të tillë.

Përderisa shumë arush për gjumë mbështeten tek melatonina për t’i dhënë përdoruesve një gjumë të rehatshëm, këto përfshijnë një gamë të suplementeve të tjera të dobishme siç janë 5-HTP dhe rrënja valeriane, duke përfshirë dhe magnezin dhe vitaminën B6.

Vitaminat e SugarBear Sleep kushtojnë €35. Duhet të konsumohen dy jo më shumë se dy arush në ditë, që do të thotë se shishja i ka 60 suplemente – një sasi kjo, që unë mendoj që i arsyeton çmimin.

  • A duhet t’i provoni ato? Nëse jeni dikush që mund të përdorë asistencë për të rënë më lehtë në gjumë ndonjëherë, unë ja u rekomandoj që të provoni vitaminat e SugarBear. Ato kanë shije të mirë, janë të gëluara me përbërës që nxisin gjumin krahas melatoninës, dhe, çka është me rëndësi, funksionojnë si një sharm.

Dobitë: Iu ndihmon që të flini më mirë gjatë natës, veçon suplemente shtesë siç janë 5-HTP dhe vitamina B6.

Dobësitë: Sheqeri dhe shurupi glukozë janë dy përbërësit e parë, ka rrezik që mund të krijoni varësi nga to.

 

*Ky produkt mund të gjendet tek pikat shitëse të UNI Cosmetics.