Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Arti i pedikyrit si njëra nga mënyrat për të shprehur vetveten

Dizajni i pedikyrit është vërtetë një mini-kryevepër!

Arti i pedikyrit është një nga mënyrat më të njohura në Instagram për të shprehur vetveten, por që kërkon vërtetë entuziazëm për të krijuar dizajne kreative. Sigurisht, arti i thonjve të këmbëve nuk shihet aq sa thonjtë e duarve, sidomos në ditët e ftohta kur i kemi të mbuluar me çorape të ngrohta, por gjithsesi ia vlen kur hiqni këpucët në fund të ditës dhe relaksoheni.

Vija shumëngjyrëshe

Një mënyrë tepër argëtuese për t’i mbajtur të gjitha ngjyrat tuaja të preferuara në të njejtën kohë! Përdorni një shtresë shkëlqyese për të theksuar me kujdes çdo nuancë.

Kënde gjeometrike

Është shumë interesante ideja e fokusimit në dy lloje thonjsh duke përdorur artin e këndeve gjeometrike  – është veçanërisht shumë elegante dhe ju bën të dukeni unike. Linjat e drejta mund t’i krijoni me ndihmën e ndonjë shiriti dhe rezultati do jetë tejet i mirë.

Gjethe vezulluese

Mund të përdorni llak thonjsh me njyra të ndryshme e pastaj të shtoni ndonjë detaj në formë gjethi duke e theksuar me ngjyrë xixëlluese apo plot shkëlqim.

Sulmi i peshkaqenit

Këto detaje interesante madje qesharake janë vërtetë argëtuese për ndonjë rast të veçantë. Mund të krijoni vërtetë art duke dhënë formën e një peshkaqeni me nuancat e duhura.

Dizajn me nuancë bardhë e kaltër

Mund të provoni dizajne të ndryshme me forma abstrakte duke u fokusuar kryesisht në nuancë të bardhë dhe të kaltër. Është vërtetë një art që kërkon përkushtim duke u fokusuar në detaje minimale.

Dekori i thonjve me gurë

Sa elegant që duket një dizajn i tillë! Përveç ngjyrave të neonit, ju mund të shtoni ndonjë trekëndësh duke e dekoruar dhe mbushur me gurë vezullues.

Stampime me detaje të ndryshme

Dekori i thonjve të këmbëve mund të theksohet edhe më shumë me stampime delikate nga forma të ndryshme gjeometrike, florale apo abstrakte.

Formë ananasi

Ky dizajn argëtues me formën e një ananasi është një mënyrë e lehtë për ta krijuar por që jep një efekt shumë të mirë, sidomos nëse e kombinoni me nuanca të përshtatshme.

Dizajni me njëbrirësh

Elementi më i mahnitshëm i pedikyrit – përveç shiritave dhe yjeve vezulluese, ju mund të shtoni edhe imazhin e përsosur të njëbrirëshit të krijuar me shumë përpikmëri dhe hollësi të detajeve.

Thonj me detaje të shumta

Pse të përdorni një detaj të vetëm kur mund të shtoni shumëllojshmëri duke krijuar dizajne të ndryshme në secilin thua në veçanti. Është një kreativitet i lartë kur sheh 5 gishta me dizajne të ndryshme.

Forma të shtjelluara dhe ombre

Pedikyri me ombre të bardhë dhe të kaltër është mjaft interesant, por është dizajni me formë shtjelluese në gishtin e madh që e bën akoma më të theksuar këmbën tuaj.

Pedikyr francez me stoli

Pedikyri francez me stoli e bën akoma më elegant dhe femëror pamjen tuaj duke shtuar ca stoli apo gur vezullues rreth gishtit të dytë të këmbës.

 

Burimi: stayglam.com