Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Alternativat e mundshme për heqjen e llakut nga thonjt

Të gjithëve na ka ndodhur që pak para se të nisemi në ndonjë aheng të shohim se nuk kemi aceton për të pastruar thonjtë nga llaku. E pra, ka një zgjidhje perfekte për këtë ngatërresë kozmetike. Në vazhdim gjeni alternativat e mundshme për heqjen e llakut nga thonjtë nëse ju mungon acetoni pranë vetës.

Uthull dhe lëng limoni

Uthulla dhe lëng limoni janë të dy me bazë acidike gjë që ndihmojnë në shpërndarjen e llakut mënjëherë pas aplikimit me një topth pambuku në thonjtë tuaj. Për ta bërë këtë, ju nevoitet të hidhni sasi të barabartë të uthullës dhe lëng limonit në një enë të vogël. Përzieni së bashku përbërësit dhe zhytni një topth pambuku në të. Aplikojeni në thonjtë dhe mbajeni përreth 5 sekonda dhe më pas fshijeni. Përsëriteni disa herë procedurën në mënyrë që të siguroheni se tërë manikyri është hequr.

Pastë dhëmbësh

Pasta e dhëmbëve është një nga mënyrat më efektive për të hequr llakun e thonjve, nëse acetoni juaj është harxhuar. Kjo ndikon sepse njëlloj sikur acetoni edhe pasta e dhëmbëve gjithashtu përmban acetat etilik dhe njihet si pastrues i mirë i llakut. Merrni një sasi të pastës së dhëmbëve dhe fshini thonjtë me një topth pambuku, llaku do të hiqet mënjëherë. Mënyrë shumë e lirë dhe efektive që duhet ta provoni patjetër!

Alkoholi

Kjo metodë është absolutisht e thjeshtë, vetëm merrni një topth pambuku të zhytur në alkohol dhe fërkojeni llakun për ta hequr. Përveç kësaj, fërkimi me alkohol mban thonjtë larg çdo infeksioni pasi ka veti anti-bakteriale.

 

Burimi: bebeautiful.in