Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A mundet vitamin C pluhur të përmirësoj shëndetin e lëkurës së fytyrës suaj?

Vitamin C është ushqyesi esencial që ka shumë funksione në trupin tuaj. Ndryshe nga shumica a kafshëve, trupi i njerëzve nuk mund të prodhoj vitamin C. Ju duhet të merrni vitamin C në dietën tuaj përmes ushqimeve siç janë pemët agrume, specat sombor dhe zarzavatet e gjelbra.

Vitamin C është veçanërisht e rëndësishme për mirëmbajtjen e një lëkure që duket e shëndetshme. Qelizat e lëkurës suaj e përdorin këtë vitamin për t’ju mbrojtur nga stresi i cili shkaktohet nga ajri i ndotur, pirja e duhanit dhe rrezeve UV. Lëkura e juaj poashtu ka nevojë për vitamin C për të krijuar kollagen. Kollageni është një proteinë që përbën 70% të burimeve të sigurta të peshës së tharë të lëkurës suaj.

Vitamina C pluhur është një produkt relativisht i ri në treg, por është duke u popullarizuar kohëve të fundit. Ajo mund të përzihet me serumë apo hidratues për të ndihmuar në mbrojtur fytyrën tuaj si dhe për të reduktuar shenjat e mplakjes.

Vazhdoni së lexuari për të parë nëse vitamina C pluhur mund të ndihmoj në përmirësimin e shëndetit të lëkurës së fytyrës suaj.

Përfitimet e Vitaminës C për lëkurën e fytyrës

Jo të gjitha format e vitaminës C mund të kalojnë përmes lëkurës suaj. Në mënyrë që lëkura e juaj të përdorë vitaminën C, ajo duhet të jetë në një formë që quhet acid asorbik. Sidoqoftë, acidi askorbik është i paqëndrushëm dhe prishet kur i ekspozohet nxehtësisë, oksigjenit apo dritës.

Acidi askorbik në vitaminën C pluhur është më rezistent sesa format e tjera, dhe mendohet që i mban më shumë nga përfitimet e saj sesa vitamina C që gjendet në serumët apo locionet.

Disa nga përfitimet e aplikimit të vitaminës C tek fytyra e juaj përfshijnë:

Vitamina C vepron si një antioksidant

Vitamina C është antioksidanti më i tepërt që gjendet në lëkurën tuaj. Qelizat e lëkurës suaj mbledhin vitamin C për të parandaluar dëmtimin nga faktorët e mjedisit. Rrezet UV, ndotja e ajrit dhe pirja e duhanit mund ta dëmtojnë lëkurën tuaj duke krijuar radikale të lira. Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që i terheqin elektronet nga qelizat tuaja dhe shkaktojnë dëmtime.

Vitamina C promovon prodhim të kollagenit

Kollageni e përbën pjesën më të madhe të peshës së thatë të lëkurës suaj. Trupi i juaj ka nevojë për vitamin C për të sintetizuar këtë protein. Shumë nga simptomat e defekteve të vitaminës C shkaktohen nga sinteza e dëmtuar e kolagenit.

Në një studim të bërë më 2015, një grup prej 60 femrash të shëndetshme aplikuan vitaminën C në fytyrën e tyre për një periudhë prej 60 ditësh. Hulumtuesit kanë gjetur se vitamina C ishte shumë efikase në nxitjen e sintezës së kollagenit.

Vitamina C e lehtëson lëkurën

Vitamina C e frenon një enzimë që quhet tirosinas. Tirosinasa e shndërron amino acidin tirosin në melanin, një pigment ky që i sjellë lëkurës suaj ngjyrën e saj.

Një studim i bërë më 2019, i publikuar në revistën e dermatologjisë klinike dhe estetike kishte ekzaminuar efektin e vitaminës C në vrimat e lëkurës të shkaktuara nga dëmtimi prej rrezeve të diellit. Hulumtuesit kishin analizuar 31 teste klinike që përfshinin njerëzit me prejardhje nga Kaukazi dhe Kina dhe në moshë prej 18 deri në 50 vjeçe. Ata gjetën se vitamina C mund të jetë potencialisht e dobishme për të parandaluar shenjat e dëmtimit nga rrezet e diellit.

 

Burimi: healthline.com