Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A është i sigurtë manikyri me xhel? Plotësisht, përderisa ndiqni këto udhëzime!

Shpesh herë diskutohet rreth sigurisë së manikyrit me xhel për mënyrën se përdoret ndriçimi me rreze ultravjollcë, i cili sigurisht ndërlidhet me kancerin e lëkurës në njëfarë mënyre. Por, sipas Barry Shields, drejtues për manikyrin në tapetin e kuq, manikyri me xhel është i sigurtë sepse përden led llampa që kanë nivele të ulëta të rrezeve ultravjollcë. Me pak fjalë, drita e emetuar nga çipi led ndikon në kujdesin e shpejtë dhe ekspozimi është minimal.

Jagjashtë arsye pse manikyri me xhel është më i sigurtë se sa mendoni:

  1. Manikyri me xhel shton forcën dhe mbështetjen

Përderisa mund të mendoni se manikyri me xhel mund të dobësojë cilësinë e thonjve tuaj natyral, ky xhel shton një shtresë mbrojtëse që siguron forcë dhe mbështetje tek thonjtë.

  1. Kohëzgjatja dhe frekuenca e ekspozimit të dritës është e shkurtër

Negativiteti rreth kësaj është se sa i dëmshëm mund të jetë ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë. Dritat led kanë sasi shumë minimale të rrezeve ultravjollcë sepse kohëzgjatja dhe frekuenca është shumë e shkurtër. Sigurisht, për sa kohë që nuk e teproni më shumë se një herë në muaj.

  1. Led llambat janë miku juaj më i mirë

Led llambat janë më të sigurtë sepse duart tuaja ekspozohen në dritë për pak sekonda. Koha e ekspozimit në këto llamba kërkon rreth 45 sekonda apo një minutë për të tharë llakun. Pyesni personin ku i rregulloni thonjtë se me çfarë lloji të llambave punojnë para se të rezervoni një takim.

  1. Njihni dallimet e llambave

Dallimi kryesor midis led llambave dhe atyre me dritë të drejtëpërdrejtë ultravjollcë është efikasiteti. Led llambat në mënyrë më efikase gjenerojnë dritë, njëlloj sikur led llambat që përdoren për ndriçim të zakonshëm të shtëpive, ato zgjasin një kohë shumë të gjatë dhe gjenerojnë sasi të mjaftueshme të dritës.

  1. Mund të mbroni duart dhe thonjtë si pjesë e procesit

Meqenëse duart tregojnë moshën apo plakjen, si mund t’i mbrojmë ato mëtutje? Gjithmonë sigurohuni që duart të jenë mjaftueshëm të hidratuara dhe nëse janë të ekspozuar ndaj diellit përdorni gjithnjë krem mbrojtës ndaj diellit.

  1. Bëni pyetje!

Sugjerohet që të bëni pyetje tek personi që rregulloni thonjtë, si për shembull, “çfarë lloje drite përdoret për manikyrin me xhel të thonjve të mi”?, “Si mund ta heq manikyrin e thonjve me xhel”?, “Cilat janë përfitimet e manikyrit me xhel”?, e shumë e shumë pyetje që ju interesojnë për sigurinë e thonjve tuaj.