
Dimri është sezoni i preferuar për të ndryshuar nuancat e paletës së ngjyrave, për të përqafuar stile të reja dhe nuk po flasim vetëm për modë. Kur është fjala për thonjtë tanë, ne mundohemi të marrim gjithçka nga të rejat që ndodhin në pasarelat e modës.
Një koleksion i mahnitshëm i ngjyrave që kemi parë gjatë muajit të modës, duke filluar nga e kuqja, e zezë e theksuar, rozë e shumë nuanca tjera që dizajnerët kanë pasur guxim të eksperimentojnë. Në vazhdim, po ju renditim ngjyrat tona të preferuara e që padyshim përfaqësojnë trendin më të madh dimëror.
Rose Gold – Nails inc.
Dark Metallics – YSL
Classic Red – OPI
Gold – Orly
Primrose Street– Nails inc.
White Pearl – Celestial
Absolute Black – Jin soon
Black berry – Nailberry
Tickle My France-y – OPI