Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

9 dizajne të artit të thonjve me motive dëbore që konfirmojnë se është dimër

Modeli francez

Një manikyr klasik francez  me një ndërthurje të dizajnit të ndërlikuar me motive të fjollave të borës. Shtoni një shtresë me shkëlqim të lëmuar dhe shkëlqeni përgjatë gjithë dimrit.

Stampime delikate

Filloni me një bazë neutrale dhe bëhuni kreativ me stampime delikate. Asnjë fjollë bore nuk është e njejtë, dhe e njejta gjë vlen edhe për thonjtë.

Efekti me dëborë

Pse të vendosni për një fjollë bore kur mund të krijosh efektin e qindra prej tyre duke rënë nga qielli? Për të arritur këtë manikyr, përdorni një sfungjer në maje të thonjve për një efekt me dëborë.

Kaltër dhe detaje ari

Kombinoni një nuancë kaltër kobalti me detaje ari duke dhënë një efekt të mrekullueshëm. Ju do të jeni nëqendër të vëmendjes në çdo festë me këto thonj unik.

Nuancë e bardhë dimri

Përzgjedhni mrekullinë e dimrit duke i dhënë thonjve tuaj një pamje krejtësisht të bardhë. Lyeni dy thonj me dizajne të ndërlikuara dhe shtoni gjallëri pjesës tjetër të thonjve për një efekt dramatik.

Fjollë dëbore 2.0

Fjollë dëbore e imagjinuar nga kompjuteri. Dizajn futuristik i kombinuar me nuancë të përhimtë dhe stampime me shkëlqim.

Stili i Mariah Carey

Thonj në stilin ombre si dhe fjolla dëbore të ngjitur me plot shkëlqim. Ngjashëm sikur stili i Mariah Carey “gjithçka që dua për Krishtlindje janë një palë thonj të tillë”.

Nuancë e ndezur kumbulle

Në vend që të zgjedhni nuancën klasike bardhë, kaltër apo të përhimtë, zgjedhni ngjyrë tjetër më dinamike, atë të së kuqes së ndezur apo ngjyrë kumbulle, me detaje argjendi.

Ngjitës në formë dëbore

Nëse nuk mund të krijoni apo dizajnoni vet dëborë, atëherë mund të zgjedhni ngjitës të gatshëm me motive dëbore dhe duke shtuar ndonjë stoli apo gur detajues. Ju mund të përdorni një shtresë holografike për t’i dhënë një shtresë të lëmuar.