Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 ushqime që duhet të konsumoni për një lëkurë sa më rrezatuese!

Që të mirëmbani një lëkurë të shëndetshme nuk nënkupton vetëm përdorimin e preparateve të ndryshme kozmetike, por edhe dieta e shëndetshme e të ushqyerit. Dhe për ta bërë këtë, e tëra që duhet të bëni është të konsumoni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Ekzistojnë ushqime të caktuara që mund të ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës suaj dhe të arrini efektin rrezatues plot shkëlqim.

Këtu, po ju paraqesim një listë të ushqimeve që mund ta praktikoni si rutinë në jetën tuaj.

  1. Domate

Ne të gjithë duam një lëkurë sa më rinore, apo jo? E pra, domatet ndihmojnë rreth kësaj pasi ato përmbajnë likopenë, një fotokemikal që i bën ato me ngjyrë të kuqe, gjë që ndihmon në forcimin e kolagjenit – një proteinë që e bën lëkurën të duket e freskët si kurrë më parë. Domatet luftojnë poashtu efektin oksidues të rrezeve ultravjollcë – që është armiku më i madh i lëkurës.

  1. Çaji jeshil

Çaji jeshil mund të funksionojë vërtetë si magji! Ky eliksir është një antioksidant që ndihmon në uljen e rrezikut për inflamacion. Poashtu ndihmon në reduktimin nga dëmet prej diellit. Por duhet të mbani mend se çaji jeshil nuk duhet të konsumohet sikur uji – përmban mjaft kafeinë.

  1. Papaja

Përveç që është një frut i shijshëm, ky frut tropikal është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar shumë probleme të lëkurës. Përmban një numër enzimash që ndihmojnë lëkurën nga inflamacioni, aknet dhe dëmet tjera. Poashtu mund të përdorni papajën për të krijuar maskë për pastrimin e fytyrës.

  1. Kale

Kale njihet edhe si super-ushqim. Është një nga perimet që bën mrekullira në lëkurën tuaj pasi përmban vitaminë A, C, E dhe K.

  1. Bajame

Vitamina E është një antioksidant i mrekullueshëm, gjë që haset shumë tek bajamet. Kjo vitaminë ndihmon shumë kur bëhet fjalë për dëmtimin e lëkurës nga tharja e tepërt apo ndonjë plagë. Poashtu ndihmon edhe në mbrojtjen kundër diellit.

  1. Dredhëza, boronica, citroni dhe specat e verdhë

Jo vetëm që këto ushqime janë një trajtim shumë i mirë për lëkurën tuaj, por gjithashtu përmbajnë antioksidantë dhe vitaminë C që ju mbron nga çdo dëm apo parregullësi në lëkurë. Boronica poashtu përmban probiotikë që redukton inflamacionin në lëkurë.

  1. Salmoni dhe llojet tjera të peshqve

Salmoni është njëri nga ushqimet më të mira kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës. Është i pasur me omega-3, lufton plakjen e parakohshme duke e bërë lëkurën rrezistente.

  1. Çokollata e zezë

Kush do ta kishte menduar ndonjëherë se çokollata mund të ndihmojë në shërimin e dëmtimit të lëkurës? E pra, çokollata e zezë ka vërtetuar se mund ta bëjë këtë! Kjo lloj çokollate është e mbushur me probiotikë që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit të lëkurës por edhe të pastrojnë sistemin tuaj.