Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 stilime perfekte të flokëve me kaçurrela!

Të gjitha këto mund t’i bëni vet…

Pavarsisht faktit nëse keni flokë dredha natyrale të bëra me figaro apo të valëzuara, në vazhdim po ju ofrojmë disa pamje mahnitëse të stilimeve të flokëve që mund t’i krijoni vet.

  1. Gjysmë punxh

Kapni një pjesë të flokëve sipër, mbështjellni dhe krijoni një lloj gjysmë punxhi dhefiksojeni në vend. Për këtë stil krijoni dredha të mëdha për një pamje të freskët!

  1. Prerje e flokëve ‘bob’ me dredha të hapura

Vendosni flokët në njërën anë pas veshit dhe përdorni pak sprej stilues për t’i dhënë më shumë teksturë dredhave tuaja.

  1. Dredha të lirshme

Flokë dredha,të shthurura dhe të lirshme, pa ndonjë stilim të caktuar, thjeshtë në formën e tyre natyrale.

View this post on Instagram

74 🙏🏽❤️

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on

  1. Flokë të ndara në mes

Ndarja e flokëve në mes mund të balansojë dredhat tuaja duke i bërë më të këndshme dhe të theksuara.

Image result for middle part for short wavy hair

  1. Flokë të ngritura lart

Nëse dëshironi të theksoni mollëzat, atëherë ky stilim është mëse i duhuri!

  1. Stili i vjetër hollivudian

Mblidhni flokët nga njëra anë me më shumë volum dhe krijoni dredha të lehta për një pamje sikur në tapetin e kuq!

  1. Flokë të kapura me aksesor

Aksesorët për flokë shtojnë më shumë bukurinë tuaj, andaj mund t’i kapni me ndonjë detaj të vogël.

  1. Flokë të kapura bishtalec

Mos harroni të kapni flokët bishtalec dhe lejoni që dredhat të valëviten te poshtë duke ju dhënë një shkëlqim!