Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

8 Këshilla të modës për vajzat me forma dhe madhësi të ndryshme trupore!

Susan Moses ka stiluar shumë femra nga Britney Spears tek Queen Latifah në mbi 2 dekada dhe gjat procesit ka mësuar shumë gjëra të reja.

PlusSize Stylist Susan Moses' 8 Tips for Curvy Women
Moses tregon 8 këshilla të stileve të ndryshme se si duhet apo jo, të vishen femrat me madhësi të ndryshme trupore.

1. Gjeni balancin e duhur në mes e përshtatshme dhe e ngushtë. ” Ekziston një dallim në mes të veshjeve të ngushta dhe atyre që i përshtaten trupit në mënyrë të duhur” thot ajo. “Nuk duhet të shihen vija të veshjeve të brendshme nga fustani pasi që nëse shihen atëher dihet që fustani juaj është i ngushtë për ju.

View this post on Instagram

I

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham) on

2.Çdo kush duhet të posedojë një palë shtrëngesa. “Kjo është univerzale” thot Moses. “Çdo femër ka nevojë për pak shtrëngim dhe mbështetje ndonjëher. Në përgjithsi, shtrëngimi i barkut dhe i ijeve na bën të dukemi më elegante dhe më lajkatuese në rrobat e tona. Veshja që femrat me doemos duhet ta kenë janë shtrëngesat.

3. Mos vishni dollakë në vend të pantollonave. “Ka shumë të dhëna personale në rrugët e shumë qyteteve përshkak të këtij trendi. Dollakë nuk janë pantollona. Ato duhet të vishen nën rroba. Për këtë shkak ato shiten në dyqane në pjesën e veshjeve të brendshme.

4. Kur jeni në dyshim, vishni një fund të ngushtë. “Fundet deri në gjunjë janë shumë miklues për të gjitha” thot ajo. “Shtijnë format e juaja dhe i japin trupit një balanc të mirë”

5. Asnjë veshje nuk është e kompletuar pa këpuca. “Kushtoni vëmendje këpucave tuaja” thot ajo. “Shmanguni rripave për rreth nyjeve – ato bëjnë që këmbët t’ju duken më të shkurtëra. Një palë këpuca të larta klasike do ju japin linjën e pastër dhe do i bëjnë këmbët të duken më të gjata”.

6. Blini rroba për çdo ndryshim të peshës. “Investoni në veshje thelbësore, edhe nëse fitoni apo humbni peshë. Gjëja më kryesore është të vishni rroba që ju përshtaten dhe ju bëjnë të ndjeheni bukur në çdo madhësi.

7. Mbartni madhësinë e duhur të çantës. “Ju do duhej të keni një çantë që është në proporcion me trupin tuaj”, thot Moses. “Madhësia shumë e vogël nuk është e mirë”. Për ditën më pëlqen ndonjë çantë me madhësi të mesme, ndërsa për natën nëse çanta nuk mund të shihet pas krahut tuaj atëher është shumë e vogël”.

8. Qepni rrobat e juaja. “Një rrobaqepës i mirë është arma sekrete e çdo femre.Shumica e dyqaneve dhe butiqeve ofrojnë shërbime rrobaqepësie. Veshja e rrobave që ju përshtaten dhe duken bukur në trupin tuaj bëjnë dallim të madh në mes e tmerrshme dhe mbresëlënëse”.