Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 Stilet e flokëve më të popullarizuara për këtë pranverë!

Një fjalë e urtë thot: “stinë e re, flokë të reja”.

Për një arsye të pa spjegueshme, mendimi për ndërrim të pamjes me fillim të pranverës të jep një ndjenjë shumë të mirë.

Këtë vit, ka shumë arsye pse të emocionoheni në lidhje me flokët, dhe fakti qëndron në stilet e flokëve shumë të mira të të famshmëve që kanë pasur në tapetin e kuq. Nga valët me pamje të lagur të Cardi B tek bishti i lëmuar i Miley Cyrus.

Për një inspirim për një stil tuajin të flokëve, shikoni këto 7 stile më të popullarizuara për këtë stinë:

Bishti i lëmuar i Miley Cyrus

Miley Cyrus

E kuptoni emocionin: Sa më lartë bishti, aq më shumë do ju nevojiten medikamente për lehtësimin e dhimbjeve ju duhen. Përderisa të shtrenguar, ndoshta dhimbja ja vlenë pasi që bishtat e plotë janë në trend për momentin.
Bonus: merrni një pjesë të flokëve dhe mbështjellni rreth bishtit për një finish të pastërt.

Flokët e shkurtëra të valëzuara

Alexa Chung

Nëse nuk mund të ndaheni nga flokët e shkurtëra, valë të çrregullta janë një mënyrë për ti stiluar flokët këtë pranverë. Qoftë e arrini këtë stil me anë të tharëses apo ju nevojitet ndonjë figaro, palosja e njërës anë të flokëve pas veshit është një detaj i vogël por transformues. Përfundoni pamjen me një shtresë të llakut të flokëve e cila do shtojë teksturë në flokun tuaj.

Punxhi i ulët i Mandy Moor

Mandy Moore

Punxhi i ulët është një tjetër mënyrë për ti kapur flokët dhe prap të duken sikur nuk jeni munduar fare. Përdredhni dhe nyjëzoni në një punxh si Mandy Moore e cila po përfshin 2 trende pranverore në një me ndarjen e flokëve në mes.

Flokët shumë të drejta të Julia Robert

Julia Roberts's Super Straight Hair 

Arsyeja se pse duhet të mbani afër pjastrën është: floku i drejtë, me shumë shkëlqim i Julia Robert. Për të arritur një pamje të ngjashme, filloni duke përgatitur flokun e njomët me një tretman kundër lagështisë, një tretman që e mbron flokun nga elektrizimi si dhe e mbronë atë nga dëmtimi nga mjetet e nxehta.

Dredhat e Gemma Chan

Gemma Chan

Nëse keni qenë në mbrëmje të maturës nga viti 1996-2006 atëherë ekziston mundësia që stili i flokëve tuaja ka qenë një punxh dhe 2 fije floku të dredhuara të lëshuara në anash fytyrës. Epo, gjejeni çfar? Ky stil është rikthyer.

Valët me pamje të lagur të Cardi B

Cardi B

Valë me pamje të lagur, flokë sikur sapo keni dalur nga dushi, po e përjetojnë momentin e tyre të famës. Për të arritur këtë stil, përdorni një figaro për të valëzuar flokun tuaj dhe pastaj përdorni një vaj për flokë.

Furqetat e Katy Perry

Katy Perry Spring Hair

Në 2019, përdorimi i tepërt i aksesorëve për flokë është trendi më i fundit. Bukuria e këtij trendi është se vendosja e disa fuqetave apo karficave në flokë, personalizon prerjen e tyre pa asnjë mund.