Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 ngjyrat e reja të flokëve që duhet t’i merrni në konsideratë këtë dimër

Nuanca e kuqe, ombre, bjonde në nuancë mjalti si dhe rozë në të artë le të jenë këto nuancat që do të ju bindin të eksperimentoni me ngjyrën tuaj të flokëve. Këtu, po ju paraqesim ngjyrat më të reja të flokëve që duhet t’i provoni këtë dimër.

Bjonde me nuancë mjalti

Do të gjeni ekuilibrin e përsosur e nuancës së kaftë të lehtë dhe bjonde gjallëruese e hijës së mjaltit. Ngjyra nuk është shumë drastike apo e vrazhdë dhe duket mirë pothuajse në të gjithë tonet e lëkurës. Pra, kush nuk do të dëshironte të njejtën ngjyrë të flokëve si Beyonce?

Bjonde platinum

Kjo nuancë është një mënyrë e mrekullueshme për të deklaruar sezonin dimëror. Nëse dëshironi të mbani ngjyrën metalike plot shkëlqim dhe të ndritshme, sigurohuni që të investoni në një shampo që ruan cilësinë e ngjyrës metalike.

Ngjyrë vibruese e kuqe

Është një nuancë e ngrohtë që ju thekson gjatë dimrit. Femra të ndryshme zgjedhin këtë ngjyrë duke eksperimentuar me nuanca tjera. Nëse ngjyra është tejet e gjallë për pamjen tuaj, mund të përdorni verzionin më të aksesueshëm të Kate Mara.

Rozë në të artë

Me një nuancë platini, kjo ngjyrë dominon mbi rozën dhe nuancën e artë. Këtë mund ta keni parë së fundmi tek Bella Hadid, Cara Delevigne si dhe Nicki Minaj.

Ombre çokollatë

Ombre është një teknikë e ngjyrosjes e bërë me nuanca bjonde, por yjet e fundit po marrin një rrugë tjetër për të provuar diçka pak më ndryshe. Priyanka Chopra, Selma Hayek dhe Sasha Lane kanë provuar ndryshimin e rrënjëve të errëta  në një nuancë pak më të ngrohtë çokollate.

Bjonde me nuanca të ngrohta

Ndoshta mund të duket kundër-intuitive të zgjedhni nuancën bjonde për dimër, por pse të prisni deri në verë kur mund të provoni një ngjyrë të ndritshme dhe të ngrohtë që tani? Provoni stilin shumëdimenzional të Ciara, E milia Clarke dhe Blake Lively.

Nuancë e zezë natyrale

Gjithnjë e më shumë persona të famshëm po eksperimentojnë me gjëra të reja ku rrallëherë na bie të shohim ngjyrën e tyre natyrale, sidomos ato me flokë të zeza si Shay Mitchell, Rihanna dhe Diane Guerrero. Kjo ngjyrë është më pak e ashpër se e zeza e errët e theksuar dhe kjo funksionon pothuajse me çdo ton të lëkurës.