Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 mite rreth grimit që duhet të ndaloni së besuari!

Sot, me kaq shumë njerëz që japin këshilla dhe mësime bukurie, është e lehtë edhe përhapja e miteve apo polemikave rreth kozmetikës. Lexoni në vazhdim nëse edhe ju i besoni këtyre miteve rreth grimit.

  1. Pompimi i brushës së maskarës për nxjerrje të produktit

Ne e dimë që ju dëshironi të shfrytëzoni çdo grimcë të maskarës, por duke e shkundur brushën lart-poshtë, mund të futet ajri nëtub. Kjo shprehi e keqe lejon që bakteriet të bllokohen aty brenda dhe të shumohen, duke shkaktuar infeksione të mundshme të syve.

  1. Duhet ta hidhni maskarën vetëm kur të thahet.

Jo, maskarat kanë afat të shkurtë skadimi dhe mund të humbasin efektin pas dy tre muajve. Është e rëndësishme qëvazhdimisht t’i zëvendësoni ato në mënyrë që të shmangni mikrobet të depërtojnë në sy.

  1. Nuk keni nevojë të aplikoni krem me faktor mbrojtës nën bazën apo sherkun

Hidratuesit, bazat me faktor mbrojtës dhe BB/CC kremat nuk janë të mjaftueshme për tëmbrojtur fytyrën tuaj nga dielli. Nëse ekspozoheni jashtë për më tepër se 10 minuta, atëherë ju nevoitet vërtetë një krem me faktor mbrojtës që ta aplikoni para bazës suaj.

  1. Duhet të testoni ngjyrën e bazës me dorën apo krahun tuaj

Si pasojë e ekspozimit në diell dhe kushteve klimatike, lëkura në dorë apo krahë ka ngjyrë të ndryshmenga fytyra juaj. Që të arrini një nuancë të përshtatshme, ju duhet të aplikoni bazën ose në qafën tuaj aponë faqet që ta testoni në dritë natyrale.

  1. Duhet të përdorni një korrektor që përputhet me bazën tuaj

Nëse keni rrathë të nxirë poshtë syve, përdorimi i korrektorit që përputhet me bazën tuaj nuk do të ju ndihmojë aspak. Rekomandohet një korrektor që ka tone ngjyrë pjeshke, në mënyrë për ta fshehur errësimin e asaj zone duke i dhënë një ndriçim natyral.

  1. Nuk lejohet të aplikoni buzëkuq të errët dhe hijëzim ‘smokey eyes’

Të gjithë kemi dëgjuardeklarata se grimi i rënduar në sy dhe buzë nuk është fare tërheqës dhe nuk lejohet një teknikë e tillë e grimosjes. Por, është viti 2018zonja të dashura! Çfarëdo lloj teknike dhe përzgjedhjeqë ju preferoni mund ta aplikoni tek vetja dhe të ndiheni e sigurtë dhe rehat!

  1. Ju nuk keni nevojë të pastroni mjetet tuaja sepse nuk i ndani me të tjerët

Mjetet tuaja kozmetike nuk janë në kontakt vetëm me fytyrën tuaj, por ato prekin edhe çantën tuaj të kozmetikës, duke mbartur kështu mikrobe dhe bakterie që mund të transferohen në mjetet tuaja e më pas edhe në lëkurë. Lani ato të paktën një herë në javë për të shmangur irritimet e mundshme dhe paraqitjen e akneve.