Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

7 fakte argëtuese rreth grimit që çdo dashurues i bukurisë duhet t’i dijë

Ne e dijmë se kur jeni duke u marr me rutinën ditore të bukurisë, ju nuk jeni domosdoshmërisht duke menduar rreth historisë të buzëkuqit tonë ngjyrë të kuqe qershi apo të aromës së injektuar me livando. Tek e fundit, ne i kemi lënë prapa në shkollë të mesme mësimet e historisë së rëndomtë me përzgjedhjet e vijëzuesve të rëndë për sy që vihen në pikëpyetje. Por, keni parasysh, historia e grimit dhe e bukurisë në përgjithësi është e hatashme. Këtu, po i ndajmë me ju 7 fakte të çmendura të bukurisë që do t’ju mahnisin si dhe do t’ju bëjnë që të çmoni grimin modern.

1. Përdorimi i grimit të shtrenjt ishte i kundërligjshëm
“Lex Oppia” ishte një ligj që ishte në fuqi në kohërat romake që e ndalonte shfaqjen jo vetëm të pasurisë nga ana e grave por edhe të paraqitjes publike të pasurisë – ku përfshinte çfardo produkti të shtrenjt të grimit apo të aromave që importoheshin nga Kina, Gjermania dhe Gaulli. Fatmirësisht, kjo ndalesë u shfuqizua 20 vite më vonë.

2. Llaku për thonj neon është ilegal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
E dashuroni që të keni llak shokues ndriques në gishtat tuaja? Ju mund të befasoheni: Llaku i thjesht për thonj neon është ilegal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, nëse llaqet tuaja janë të emërtuara si “Neon”, ato janë sipas të gjitha gjasave të importuara apo nuk janë me të vërtetë të prodhuara me ngjyra neon. Arsyeja? Është më pak dramatike sesa që kishit menduar: Ngjyrat neon thjesht kurrë nuk janë regjistruar zyrtarisht nga agjencia federale për ushqim dhe medikamente e ShBA-ve.

3. Buzëkuqi dikur prodhohej nga bizhuteritë e shtypura
Sjellja e një kahje tërësisht të re të termit “ngjyrës lukzose për buzë”, thuhet së gratë e Mesopotamisë antike i grimconin bizhuteritë gjysëm të çmuara për t’i dekoruar buzët e tyre. Që nga atëherë, buzëkuqët janë prodhuar me gjithçka nga instektet e kuqe (beetle) tek lëkura fleskëruese e peshkut.

4. Në periudhën e viteve 1400, “Bukuria është dhimbje” ka patur një kuptim tërësisht të ndryshëm.
E zbehur, lëkurë e pandikuar nga dielli ishte tërbimi i gruas gjatë shekullit XV-të. Nëse gratë nuk kishin çehre porcelani në mënyrë natyrale, ato do të bënin gjithçka që nga përdorimi i shushunjave tek “heqja e gjakut” një praktikë kjo e dyshimt mjekësore e tërheqjes së një sasie të vogël të gjakut për të shëruar apo parandaluar sëmundjet. Disa gra gjithashtu përdornin një produkt të bardhë plumbi të quajtur Venetian ceruse, e cila shkaktonte rënie të flokëve, dhe në disa raste edhe vdekje.

5. Trendi i nxierrjes së lëkurës ishte fatkeqësi.
Në vitet 1920, dizajneri i modës Coco Chanel në mënyrë aksidentale përjetoi djegje të lëkurës gjatë vizitës në rivierën franceze. Kur ajo u kthyer në shtëpi, djegja ishte shndërruar në ten. Fansat e saj filluan të adaptojnë këtë pamje, duke shpresuar që të kopjojnë stilin luksoz të jetës të kësaj gruaje me stil.

6. Buzëkuqi i kuq i përdorur për të vën në pah klasën
Gjatë periudhës së mesjetës, buzëkuqi është përdorur për të dalluar klasat shoqërore në Evropë. Për shembull, përdorimi i ngjyrës për buzë rrozë e shndërritshme portretizonte klasën e lartë përderisa tonet e kuqe nëkuptonin një klasë të caktuar shoqërore inferiore.

7. Aroma ishte përdorur si dezinfektues
Shumë gjatë para se aroma të përdorej në atë mënyrë që të ndiheshit e ëmbël dhe e freksët para se të dilni nga shtëpia, në Kinën antike përdorej për dezinfektim. Disa besonin që parfumi ishte aq i fuqishëm sa që mund të ndihmonte në largimin e sëmundjeve nga dhoma.

 

Burimi: makeup.com