Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Çka do të bëni me flët tuaja në këtë verë

Është koha për pyetjen e vjetër: çka do të bëni me flokët tuaja në këtë vit? A është viti 2020 viti kur do të filloni të keni balluke? A duhet t’i bëni flokët tuaja bjonde? Po, flokët brune? Ti rruani ato të tërat? Nëse në kokën tuaj keni shumë pyetje si këto më lartë, mos u frikësoni. Ne e kemi konsultuar stilistin për flokë Clayton Hawkin, i cli ka punuar me artistët si Rowan Blanchard, Diane Guerrero dhe Aubrey Plaza, për të bërë vlerësimin e trendeve më të mëdha dhe më të guximshme për vitin 2020. Është koha për të filluar planifikimin para se të bëni terminin e rradhës për stilim të flokëve.

Ato me flokë brune kënaqen më shumë

Pas tre vitesh të përdorimit së një nuance flokësh platin, filloni të prisni që të shihni flokë me nuancë më të errët. “Bjondet e ngrohta dhe të pasura të 20 tinejxherëve – pak nga të cilët nuk do t’i bëjnë më kështu,” thotë Hawkins. “filloni të anoni më shumë nga ana e errët!”

Flokët dredha unapologetike

“Ditët e flokëve në formë valësh deti me pjesë fundore të drejtë tashmë kanë përfunduar”, sipas Hawkins. “Derisa kjo pamje ishte një largim i kënaqshëm në fillimin e dekadës së kaluar, u bë një parodi në vetvete.” Në vend të këtij stili, dredhat me shkëlqim dhe me pjesë të poshtme të drejta do ta bëjnë kthesën. Setët e llokmeve të përdorura me një brushë të butë dhe sprej me shkëlqim të bukur janë të tërat që ju nevojiten për këtë rikthimit të modelit të flokëve që i përkasin periudhës së viteve 70’ – 90’.

Gjatësia është e zezë

Flokët me stil bob dhe lob dhe çdo lloj tjetër i stilit francez të flokëve të shkurtra ishin gama e stileve për flokë në fund të viteve 2000. Por është koha që të rrisni flokët në stilin mane përsëri. “Mendoni për Cherin e viteve 60’ apo për Jen Anistonin të fundit të viteve nëntëdhjetë,” thotë Hawkins. “E tëra ka të bëjë me flokët e drejta që shndërrisin.”

Busteka me jetëgjatësi të madhe

Një stil flokësh që vije me mos-pranim të përgjegjësisë. Ky nuk është trend, a ky nuk është një stil i përshtatshëm për të gjithë. Dhe përsëri për njerëzit që janë në fotografi. Bëni busteqet në mënyrë të kujdesshme. Qilimi i kuq ishte përplot me stile me busteqe, që nga Zendaya dhe Lacy Redway që ka gdhendur busteqet për Tessa Thomson. “Kjo metodë tërheqëse (edhe pse konsumon shumë kohë) e busteqeve është një mënyrë kreative për të mbrojtur flokët tuaja natyrale në mënyrë që të jenë të gatshme për çfardo stili tjetër,” shpjegon Hawkins. “Plus një tjetër efekt pozitiv është se bustekët më të vogla kanë qëndrueshmëri më të gjatë se sa bustekët e gjerë!”

Le ta bëjmë një stil flokësh Shag

“Stili i flokëve të gjata Shag është stili i vitit 2020,” thotë Hawkins “Me karakteristikë të ballukeve në formë perdeje dhe me shtresa flokësh që i përshtaten fytyrës si dhe me pjesë të fundit të flokëve të bëra me brisk, stili i flokëve të gjatë Shag është këtu për një kohë të gjatë. Ky stil i ri, i popullarizuar nga Elizabeth Olsen, kjo prerje është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mirëmbjajtur avantazhin.” Me sprejët e duhur të plazhit apo produkteve të tjera për flokë të dredhuara, ky stil flokësh më së shumti përshtatet me teksturën tuaj natyrale!

E gjelbër! Portokalli! E verdhë!

Nëse ngjyrat fantastike iu përshtaten më shumë, në këtë vit e gjitha ka të bëjë me ngjyrat neon. “Thoni lamtumirë nuancave pastele njëbrirësh të dekadës paraprake dhe përqafoni një nuancë më joshëse,” thotë Hawkins. “Mendoni për Fifth Element apo Fame Era Lady Gaga. Ngjyrat e gjelbra dhe portokalli të neonit si dhe të verdhës së theksuar do të gjenden kudo në sferën e fantazisë së nuancave.”

 

Burimi: elle.com