Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

6 Sekrete për të rifreskuar pamjen tuaj pa sallonet e bukurisë apo kozmetikë të shtrenjtë

Ekspertët e bukurisë sigurisht thonë se duhet të hani shëndetshëm, të shkoni në palestër dhe të vizitoni rregullisht një kozmetolog. Është e qartë, ata kanë të drejtë. Por, çka nëse keni vetëm një muaj para një evenimenti të madh?

Kemi vendosur të zbulojmë sekretet e vogla për freskimin e tërë pamjes suaj brënda vetëm një muaji. Lëkura juaj do të duket e ndritshme, sytë do të shkëlqejnë, kurse flokët dhe thonjtë tuaj do të jenë të fortë dhe do të duken të mahnitshëm.

  1. Për trupin

  • Sallatë panxhari të zier

Përse është e mirë? Lëngu i panxharit pastron gjakun dhe arteriet. Dhe ka një lidhje të qartë mes gjakut të shëndoshë dhe pamjes suaj. Përveç kësaj, një sallatë e tillë përmirëson punën e organeve të brendshme dhe cilësinë e lëkurës suaj.

  • Ajkë kosi dhe kripë për pastrim

Përzieni kripë deti me kripë të rregullt në një gotë. Shtoni një gotë ajkë kosi në përzierje. Pas marrjes së dushit në mbrëmje, masazhoni trupin tuaj me përzierjen dhe shpëlani me ujë të ngrohtë. Ju mund ta bëni këtë pastrim çdo ditë.

Përse është e mirë? Kripa, e njohur për cilësitë e saj të dezinfektimit, pastron lëkurën e vdekur dhe zvogëlon puçrrat. Ajka e kosit ushqen qelizat e lëkurës dhe zbut efektin e kripës në lëkurën tuaj. Ky pastrim nuk e gërvishë ose dëmton lëkurën.

Mbani mend se nuk mund të bëni pastrimin me kripë nëse:

  • keni lëkurë shumë të ndjeshme;
  • rrjeti i enëve të gjakut dhe i kapilarëve ndodhen afër sipërfaqes së lëkurës;
  • ka plagë, gërvishtje dhe inflamacion në lëkurën tuaj.
  1. Për thonj

Një mënyrë shumë e mirë për të rritur thonjë të fortë dhe flokë të shëndetshme me shkëlqim është të filloni të hani të paktën 50 g fruta arrash çdo ditë. Zgjedhni ato që ju pëlqejnë më së shumti: lajthi, shqeme, bajame, arra ose fistikë.

Përse është e mirë? Të gjitha frutat e arrave janë të pasura me acide yndyrore esenciale dhe vitaminë E. Kjo është pikërisht ajo që ju nevojitet për shëndetin dhe bukurinë.

  1. Për flokë

  • Maskë për flokë me mustardë pluhur dhe vaj

Ekspertët e bukurisë rekomandojnë aplikimin e një maske të tillë të paktën një herë në 3 ditë. Për të përgatitur maskën, përzieni pluhur mustardë me vajin e perimeve derisa të merrni strukturën e një paste. Aplikoni pastën në flokë pak të lagur dhe lëreni për 30 minuta, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë.

Përse është e mirë? Flokët e juaj do të rriten më shpejt dhe do të bëhen më të bukur nëse e përdorni këtë maskë në mënyrë të rregullt.

Mbani mend se nuk mund ta përdorni këtë maskë nëse keni:

  • tension të lartë;
  • çdo problem shëndetësorë që lidhet me punën e zemrës dhe enëve të gjakut;
  • psoriazë, lëndime, prerje dhe inflamacione në lëkurën e kokës;
  • allergji nga mustarda;
  • jeni shtatzënë.

  • Ujë mentoli

Në vend që të përdorni një kondicioner të rregullt të flokëve ju mund ta bëni dhe përdorni një ujë të veçantë. Vetëm shtoni 5 pika vaj esencial të mentolit në një litër ujë. Pas larjes së flokëve, lani ato me këtë ujë.

Përse është e mirë? Vaji esencial me mente qetëson lëkurën dhe lehtëson flokët tuaj. Gjithashtu mund të ndihmojë për dhimbje koke. Nëse keni flokë të yndyrshme, uji i tillë mund të bëjë që flokët tuaj të duken të freskëta dhe të bukura shumë më gjatë.

  1. Për fytyrë

Një orë para se të shkoni në shtrat, aplikoni përzierjen e glicerines dhe vitaminës E për të pastruar lëkurën e fytyrës. Për të përgatiur përzierjen ju duhet të shtoni 10 kapsula të vitaminës E në 30 ml glicerinë (vetëm shtrydhni lëngun nga kapsulat e vitaminës E duke i shpuar ato me një gjilpërë).

Gjithashtu mund ta masazhoni fytyrën me një brushë të butë para se ta aplikoni përzierjen. Kështu, qelizat do të thithin më shumë ushqyes të dobishëm. Spërkatni fytyrën tuaj me spray tonik freskues për ta bërë atë më pak të ngjitet.

Përse është e mirë? Qelizat e lëkurës tuaj do të marrin një sasi të madhe ushqyesish, rrudhat e vogla do të bëhen më pak të dukshme dhe teni i lëkurës do të bëhet i njëllojtë.

Gjërat që duhet mbajtur në mend:

  • përzierja nuk duhet të ruhet; bëjeni atë menjëherë para përdorimit;
  • sigurohuni të blini glicerinë me cilësi të lartë në farmaci;
  • Alergjia nga vitamina E është shumë e rrallë, por reaksionet alergjike mund të shkaktohen nga komponentët e tjerë të kapsulave. Sigurohuni që nuk jeni alergjik ndaj ndonjërit prej tyre duke aplikuar lëngun e kapsulës më parë në dorë ose në brendësi të bërrylit.
  1. Për këmbët

Pas dushit në mbrëmje, aplikoni një sasi të madhe gjalpë të përzier me vaj esencial të mentes në këmbët tuaja. Vishni një palë çorape të bëra me materiale natyrore. Përdorni çorape pambuku në verë dhe çorape leshi në dimër. Dhe shkoni në shtrat!

Përse është e mirë? Gjalpi zbutë dhe shkëlqen lëkurën. Pas një muaji të kujdesit të tillë, këmbët tuaja do të bëhen shumë të butë dhe të bukur. Ju do të jeni gati për sezonin e plazhit me këmbë të mrekullueshme. Shkoni dhe blini një palë sandale të reja!

  1. Për qerpikët

Është koha të kujdeseni edhe për qerpikët. Merrni një tub bosh të maskarës dhe pastrojeni me korrektësi me një brushë. Pasi të thahet, vendosni vajin e farave të grurit në të. Aplikoni vajin mbi qerpikët para se të shkoni në shtrat.

Përse është e mirë? Në vetëm një muaj ju do të habiteni kur të shihni qerpikët tuaj të mrekullueshëm të gjatë.