Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 trendet më të mëdha të flokëve për vitin 2018

Ja parashikimi i tendencave më të mëdha të flokëve për vitin 2018. Le të shohim se cili do të jetë vendimi juaj për përzgjedhjen e stilit tuaj.

Trendi i kaçurrelave klasike

Janë kthyer kaçurrelat e shthurura të viteve të 80-ta, sidomos tek një numër i madh i personave të famshëm dhe modeleve, si Alison Brie dhe Alanna Arrington. Provoni këtë tendencë dhe krijoni pamjen e plotë të cilësisë së lartë.

Flokë elegante dhe të drejta

Flokët e drejta dhe të buta me një rrëshqitje marramendëse do të jenë trendi i vitit 2018. Vajrat dhe serumet e flokëve do të jenë miku juaj më i mirë kur bëhet fjalë për flokë të gjata dhe të drejta. Si një këshillë të dobishme provoni me brushën e maskarës të lyer pak me llak për flokë që të ulni apo zbutni fijet e ngritura që ju fluturojnë, dhe padyshim arrihet efekti i mahnitshëm.

Shirita dekorues

Kemi parë këtë trend në të gjitha pistat e modës në Tory Burch, Marchesa dhe Philosophy pranverën e kaluar, por është koha që këtë trend ta provojmë sërish dhe jo vetëm vajzat e reja. Mund të eksperimentoni me pëlhura interesante si lëkurë dhe kadife, stilime të ndryshme flokësh dhe mjafton një përpjekje minimale që të arrini efektin si në tapetin e kuq.

Stili klasik i ngritjes së flokëve

Mund të provoni diçka klasike duke bërë dredha të lehta apo të valëzuara, me një ngritje flokësh në pjesën e sipërme. Do të dukeni më të freskët se kurrë më parë.

Balluke

Përgjigja e pyetjes së femrave të moshuara se a duhet të kenë balluke është, Po, në vitin 2018 janë mëse të mirëseardhura. Këto ju bëjnë të dukeni jo vetëm elegante, por edhe i shtojnë hijëshinë pamjes suaj duke ju bërë të ndjeheni akoma më të reja.