Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 trendet e modës që duhet t’i provoni në vitin 2018!

Gjatë këtij viti të ri, ju duhet të lini gjërat e kaluara të modës dhe të provoni gjëra të reja që janë në trend këtë vit. Në vazhdim po ju paraqesim 5 trendet e modës botërore që mund të provoni këtë vit.

  1. Kostum i plotfuqishëm

Ky trend nga viti i kaluar do të vazhdojë edhe këtë vit të dominojë në ngjyra dhe modele të ndryshme. Ju mund të kombinoni kostumet njëngjyrëshe, me shirita apo me prerje asimetrike, që të dalloni kostumet tradicionale me këto moderne.

  1. Printe të përziera

Tropical state of mind 🌴

A post shared by Laureen Uy (@laureenmuy) on

Florale të ndryshme, printe grafike dhe me forma tjera, të gjitha këtomund t’i kombinoni njëherësh, pasi lejohen printet e përziera. Ju mund t’’i përshtatni dhe kombinoni sipas dëshirës suaj, por mundohuni t’i përmbaheni njëpalete ngjyrash  që të mos përfundoni  aspak me shije.

  1. Çantë për në bel

La Familia x Vintage Doves

A post shared by 🦋 (@bellahadid) on

Jepini vetes liri në duart tuaja, duke mos mbajtur çantën në dorë por duke efiksuar në bel, apo mbi njërën shpatull, sikur Kendall Jenner.

  1. Pantallona me bel të ulët

Ndërkohë që pantallonat me bel të lartë nuk janë më në trend, tani po rikthehen fuqishëm pantallonat me bel të ulët dhe ekspozim të mesit. Provoni këtë trend duke i përshtatur me ndonjë detaj interesant të veshjes së sipërme.

  1. Gjithçka që ka nuancë vjollce

Missing my old friend. 💜

A post shared by Love Marie Ongpauco Escudero (@iamhearte) on

Vetëm në rast se nuk e keni dëgjuar, ngjyra ultravjollcë është ngjyra Pantone e vitit 2018. Por, meqë kjo ngjyrë e guximshme nuk është për të gjithë, mund të kombinoni gjithçka tjetër që i përafrohet kësaj nuance. Të gjitha hijet e purpurta dhe të livandos janë duke marrë vëmendjen dhe duke lënë pas nuancën rozë mileniale.