Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 top trendet mahnitëse të artit të thonjve!

Në sferën e bukurisë, miliona stile dhe teknika kanë lërë gjurmët e tyre, posaçërisht në sferën e artit të thonjve. Ky vit ishte dëshmitar i disa trendeve dhe dizajneve ndërsa ne ua sjellim pesë stilet më të preferuara….

Thonj me stoli

Me paraqitjen e trendit të stolive në thonjë, ditët e mbajtjes së byzylykëve në duar janë të përfunduara. Të dizajnuara me disa vija të dekoruara që përshkojnë thonjtë në gjerësinë e tyre, ngjasojnë me stolitë dhe kërkojnë mjeshtëri dhe durim për t`i bërë ato.

Thonj holografik

Luani me ngjyra psikodelike duke provuar thonjtë holografik, një nga trendet që sundonte me shkëlqimin e ngjyrave që reflektonin dritën. Pjesa më e bukur e këtyre thonjve është fakti se shumëllojshmëria e ngjyrave mund të përshtatet me çdo kombinim të garderobës suaj.

Thonj të konturuar

Konturimi ia arriti edhe në seksionin e thonjve, përfshin një vijë të errët në qendër të thoit përderisa pjesa tjetër është e ndritshme apo neutrale. Në thelb, konturiminë shikim të parë  i bën thonjtë të duken më të gjatë.

Thonj ”pasqyrë e thyer”

A keni menduar ndonjëherë se do gjeni bukuri edhe në copëzat e thyera të pasqyrës? Për artistët e thonjve sigurisht që është e mundur edhe kjo. “Pasqyra e thyer” është trendi që përfshin aplikimin e copëzave asimetrike nëpër thonjë, që të krijojnë përshtypjen e qelqit të thyer.

Thonj prej kromi

Nuk jemi të befasuar që thonjtë krom janë bërë shumë të popullarizuara. Pamja metalike e ngjyrave të ndryshme i jep një dimension të gjërë përdorimi. Duke marrë parasysh se është mënyra më e lehtë të përmirësoni një manykir metalik, thonjtë nga kromi do mbeten me ne edhe një kohë të gjatë.