Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 Stilet pranverore të flokëve që ju bëjnë të dukeni 10 vite më e re

Stili i flokëve mund të transformojë tërë pamjen tuaj, me stilizim dhe shkurtim të duhur mund të dukeni më e vjetër apo më e re. Stili i duhur i flokëve për fytyrën tuaj dhe llojin e flokëve, mund të ndryshojë bindshëm paraqitjen tuaj të jashtme.

Nëse dëshironi të dukeni dhjetë vite më e re, gjëja kyçe është stili i flokëve.  Ja pesë stilet e flokëve që j`ua mundësojnë të dukeni më e re.

Flokë të shkurtë, të valëzuar

Flokë të shkurtë, të valëzuar sikurse Jennifer Lawrence, ju jep një pamje rinore. Ky stil sigurisht që do bëjë të dukeni dhjetë vite më e re.

Prerje e shkallëzuar e flokëve

Vetëm nëse jeni më e moshuar, nuk do të thotë se vetëm prerjet e shkurta janë për ju. Që të dukeni më e re mund të shkurtoni flokët me prerje të shkallëzuar. Kërkoni nga stilisti juaj që të bëjë shkallëzim që i jep formë fytyrës.

Balluke

Shtimi i ballukeve në stilin tuaj të flokëve është një praktikë gati e të gjitha vajzave françeze. Ka shumë stile të ndryshme të ballukeve që ju bëjnë të dukeni më e re. Provoni në fillim ato klasiket, balluket perde, të harkuara apo balluke anash.

Xhufkë e çrregullt e gjatë deri në supe

Një xhufkë e çrregullt ju jep pamje rrebele dhe rinore. Nëse dëshironi të dukeni 10 vite më e re, gjatësia deri në supe është e mjaftueshme.

Pjesa qëndrore

Nëse i ndani flokët në të djathtë apo në të majtë dhe dëshironi të dukeni më e re, provoni ti ndani në mes. Mesi u jep flokëve një pamje më të freskët.