Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 këshilla rreth dietave të miratuara nga ekspertë për lëkurë të shëndetshme

Shumica priren të mbështeten në rrugë anësore për të marrë lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Megjithëse rreshtat e kremave dhe losioneve mund ta bëjnë magjinë e tyre, një dietë e shëndetshme dhe natyrale duhet të jetë gjithmonë zgjedhja juaj primare për të arritur këtë.

Megjithëse e dimë se ushqimi i shëndetshëm është thelbësor për palestër, duket se harrojmë këtë kur bëhet fjalë për lëkurën e shëndetshme. Ne folëm me Dr. Aparna Santhanam, dermatologe e njohur dhe autore e ‘Skin Deep‘, për të kuptuar se sa ndryshim mund të bëjë dieta e duhur në lëkurën tonë.

Jeta moderne mund të shkaktojë kërdi në zgjedhjet e dietave

Mes takimeve dhe orëve të punës plot tension, mezi gjejmë kohën për të kapur një kafshim në drekë. Edhe kur e bëjmë, priremi të zgjedhim një ushqim të shpejtë, të yndyrshëm dhe të përpunuar që na bën të uritur një orë më vonë. “Mungesa e kohës, rritja e lehtësisë dhe çmimi i lirë më shumë kanë ndikuar të hahet jashtë një ushqim i rregullt”, thotë Dr Aparna. “Njerëzit mbajnë gjurmët e marrjes së këtyre kalorive, por është dendësia e kalorive që ka më shumë rëndësi. Ushqimet jo të shëndetshme mund të plotësojnë qëllimet afatshkurta, por ato provojnë se janë të mangëta me ushqyes në afat të gjatë”, vazhdon ajo. Mangësitë e tilla vërehen në lëkurën e dikujt më shpejt ose më vonë. Në vend që të porositni ushqim, rezervoni pak minuta një natë më parë për të ngrënë një drekë të përgatitur në shtëpi.

Keqkuptime rreth ushqimit të shëndetshëm

Nëse gjithnjë keni menduar se ngrënie e mirë nënkupton, ngopjen, çdo ditë ushqim të rëndë, do të gaboni. “Plani i duhur i të ushqyerit largon ushqimin e përpunuar, përfshin yndyrna të shëndetshme dhe është i balancuar”, komenton Dr. Santhanam. Shëndeti, thotë ajo, ka qenë gjithmonë i krahasuar me humbje peshe, por në realitet ai reflekton edhe në pjesë tjera të trupit; Kryesore mes tyre janë flokët dhe lëkura. “Këto dy janë treguesit e parë të të ushqyerit të shëndetshëm”. Ajo vazhdon, “Është e rëndësishme të përfshini prodhimet sezonale në ushqimin tuaj për shumëllojshmëri, për të plotësuar grupet ushqimore thelbësore dhe kështu të hani ushqime të harmonizuara gjatë gjithë vitit”.

Thuaj jo për zgjedhjet e këqija

A e dini si thonë – se gjërat më të mira në jetë janë gjërat e majme, imorale ose varësuese? E pra, kjo vlen edhe për zgjedhjet e ushqimit. Kurse një lugë shtesë e sheqerit ose Pad Thai nuk mund të duket si shumë por, nuk ndikon mirë për lëkurën tuaj. “Ushqimet që janë të larta në sheqer, përpunohen ose përmbajnë MSG (monosodium glutamat) janë inflamatorë në natyrë. Kjo mund të ndikojë shumë në lëkurën e dikujt dhe të shkaktojë që ajo të bëhet me yndyrë, njolla dhe me dhimbje koke”, përfundon Dr. Aparna.

Përbërësit kryesorë në ushqimin tuaj

“Zgjedhni ushqime të pasura me antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira që të mos prekin lëkurën tuaj”, thotë Dr. Santhanam. “Gjithashtu sigurohuni që ushqimi që keni zgjedhur ka shumë vitamina A, C dhe E, si dhe Omega 3 për të siguruar lëkurën tuaj me ushqimin e duhur”. Një ushqim i shëndetshëm që është i mbushur me ushqyes të tillë punon nga brënda për ta bërë lëkurën tuaj të tendosur dhe të qetë.

Hani me ngjyra

“Përfshini perime dhe fruta me ngjyra të ndezura si kunguj, domate, panxhar, pjepër dhe shegë në dietën tuaj. Ato janë anti-inflamatorë natyral dhe ndihmojnë në shërimin e lëkurës së dëmtuar”, thotë Dr. Aparna. Përveç këtyre, proteinat dhe karbohidratet janë gjithashtu të domosdoshme në ushqim. “Proteinat dietetike natyrore dhe karbohidratet komplekse si jowardhe bajrandihmojnë në rindërtimin e strukturës së trupit në mënyrë që lëkura juaj të jetë e shëndetshme dhe e fortë”.

Kjo është e gjitha që ju duhet të hani për një lëkurë të mrekullueshme!