Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

5 arsye se pse të qenurit artist grimi është mbresëlënëse

Të qenurit artist i grimit ndërlidhet me më shumë se vetëm me njohuritë se si të bëhet grimi në fytyrë. Qoftë nëse bota e ekspertëve të YouTube papritmas ju paraqet diçka që juve mund t’ju duket madhështore, apo ju e njihni ndonjërin i cili preferon të jetë artist grimi, ose ju vetëm jeni të interesuar për këtë punë, interesimi i juaj në industrinë e grimit mund t’ju sjellë një karrierë premtuese. Ju duhet të konsideroni shumë gjëra para së të bëheni artist i grimit, por janë pesë arsye se pse është kjo një karrierë madhështore.

1. Orar fleksibil

Nëse puna me orar prej orës 09:00 – 17:00 nuk është orar që iu përshtatet, ju do të ndiheni si në shtëpi kur jeni në botën e grimit. Është e vërtetë që mund nganjëherë të ju konsumoj kohën dhe t’ju shpenzoj shumë energji, por në fund ju vendosni se kur duhet të punoni dhe kur jo. Kur dikush iu kontakton dhe ju pyet se kur jeni i lirë, ju gjithmonë mund t’i thoni jo nëse dëshironi, në vend që obligoheni që ta caktoni termimin. Ju mund të caktoni orarin bazuar në rrethanat e jetës suaj dhe padyshim që kjo liri nuk ka çmim.

2. Kreativitet pa kufij

Artistët e grimit mund të kenë specialitete të ndryshme, dhe ju mund të vendosni të bëni varësisht se çka dëshironi të bëni. Ju mund të krijoni efekte të posaçme për filma, t’ju ndihmoni çifteve që të duken të përkryer për ditën e tyre, apo të stiloni modelet për foto-sesionet e tyre. Çka është edhe më pozitive në këtë aspekt është se që atë që e bëni zakonisht nuk do të thotë që është specialiteti i juaj i vetëm. Aftësitë që i mësoni në programin për tu bërë artist grimi janë të aplikueshme në specialitete të ndryshme. Nëse, ta zëmë, grimi martesor fillon t’ju mërzis, atëherë ju mund të kaloni lehtësisht tek stilimi i modeleve! Është profesion me pakufij mundësish dhe kjo e bën këtë që t’ju sjellë kënaqësi.

3. Një lum i vazhdueshëm i njerëzve interesant

Edhe nëse nuk jeni duke punuar me individ të famshëm apo nuk jeni duke bërë efekte të posaçme për ndonjë film, ju, si një artist grimi, përsëri do të keni mundësinë të takoni njerëz të profileve të ndryshme. Njerëzit e ndryshëm që do t’i takoni ju siguron që puna e juaj kurrë nuk do të jetë e mërzitshme. Nëse ndonjë nga klientët tuaj ju bën nervoz, ju lehtësisht mund të tejkaloni këtë problem pasi që e dini që nuk do t’ju bie që të punoni me këtë individ për një kohë të gjatë. Në anën tjetër, nëse me të vërtetë ju shkon mirë me një person të caktuar, ju mund të shkëmbeni informata, apo të kaloni kohë së bashku.

4. Zbritje çmimesh në produktet e grimit

Si një artist grimi, ju duhet të merreni me furnizimin e produkteve të grimit. Kjo definitivisht mund të jetë e shtrenjt, por në mënyrë që të shmangni disa shpenzime, shumë kompani grimi ofrojnë zbritje çmimesh në produktet që ata i shesin sa i përket artistëve të grimit të sapodiplomuar nga programi për tu aftësuar për artist grimit. Ju mund të aplikoni këto zbritje çmimesh tek koleksioni i juaj i produkteve profesionale të grimit dhe koleksioni i juaj personal mund të përfitoj nga zbritjet e mëdha të çmimeve që mund t’i gjeni tek markat e ndryshme të grimit.

5. Krijimi i ndikimit në njerëz

Është e vërtetë që do të merrni ndonjëherë kritika; disa njerëz do të kundërshtojnë mënyrën si e keni bërë një punë të caktuar vetëm sepse kjo nuk përkon me shijen e tyre personale, dhe kjo mund të jetë e vështirë. Sidoqoftë, për shumë artist të grimit, pjesa më e mirë e punës është kur e sheh ndonjërin duke buzëqeshur pas përfundimit të grimin për herë të parë. Pa marr parasysh se çka është specialiteti i juaj, sa është i famshëm klienti i juaj, apo se çka jeni duke stiluar, duke e parë klientin tuaj duke buzëqeshur do të ndikoj pozitivisht në punën tuaj.

Prandaj, pse duhet të bëhemi artist grimi?
Të jesh artist grimi kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, por në fund ia vlen. Ju do të keni mundësinë të shihni shumë gjëra, të takoni njerëz të ndryshëm, dhe të hidheni në përvoja të ndryshme, duke ndikuar në botën që ju rrethon.

Udhëtimi drejt karrierës suaj mund të filloj sot!

 

Burimi: ogleschool.edu