Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 mënyra të lehta për qerpikë të gjatë dhe të shëndetshëm

Nëse ju harxhohet maskara ndërsa nuk dëshironi qerpikë të rremë, ky është një artikull për ju. Ja disa këshilla të lehta dhe të shpejta se si të arrini deri tek qerpikët e gjatë dhe të shëndetshëm. Vazhdoni me leximin…

Maskara për përdredhje

Kjo është mënyrë ideale për të shtuar vëllim tek qerpikët tuaj. Do ju japë qerpikë të lakuar dhe do i zgjasë ato. Kjo maskarë ndihmon qerpikët duke i zbutur pasiqë përmban përbërës që siguron qerpikët të kenë lagështi. Krehja e qerpikëve do të sigurojë që yndyra natyrale në qerpikë mos të shqetësohet- ndërsa kjo gjë e stimulon rritjen e flokëve.

 

Vazelina

Me kohë, qerpikët bëhen më të brishtë dhe fillojnë të bien. Vazelina është e pasur me cilësi për ruajtjen e lagështisë. Aplikimi i vazelinës në kapakë të syrit e forcon bazën e qerpikëve dhe lagështia në të e parandalon thyerjen e hershme të qerpikëve duke ju dhënë qerpikë të fortë dhe të bukur.

 

Vaj ricini

Vaji ricini përmban vitaminë E, minerale dhe proteina që stimulojnë rritjen e flokëve. Ju furnizon me ushqyes tek rrënjët e qerpikëve dhe i bën të rriten. Është më mirë që të aplikoni vaj ricini pasi që të keni pastruar fytyrën tuaj tërësisht, gati se 30 minuta para se të shkoni në shtrat. Në këtë mënyrë do të keni kohë që të absorbohet dhe të mos përfundojë në jastëkun tuaj.

 

Çaj i gjelbërt

Deri më tani kemi ditur vetëm dobitë shëndetësore të çajit të gjelbërt, por si duket se ky çja i rrit dhe i forcon qerpikët tuaj. Çaji i gjelbërt e bllokon tepricën e hormonit DHT (dihidrotestosteron) në trupin tonë- diçka që ka aftësinë që të ngjis veten në folikulat e qimeve dhe ti zvogëlojë ato. Por kur bllokohet ky hormon, folikulat vazhdojnë që të furnizojnë materiet ushqyese deri tek qerpikët. Për më tepër, ky çaj e përmirëson qarkullimin e gjakut. Për të aplikuar çajin e gjelbërt, lereni të ftohet e pastaj zhysim një top pambuku në të dhe e aplikojmë në kapakët e syrit.

 

Qumësht arre kokosi

Qumështi i arrës së kokosit përmban proteinë dhe yndyrë që përmirëson rritjen e qerpikëve. Për më tepër do shtojë shkëlqim dhe vëllim në ato. Për ta aplikuar, përziejmë qumësht arre kokosi me ujë të ngrohtë, e kullojmë në enë dhe e lëmë të ftohet. Pastaj e aplikojmë me top pambuku në kapakët e syrit.