Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 mënyra për të patur thonj të shëndetshëm

Edhe pse një vizitë në sallone për thonj është relaksuese, përkushtimi i juaj në manikyrin e dyjavshëm apo mbushja me akrilik mund të rezultoj në thonj të çarë. Është koha që të ndërpreni këtë cikël. Këtu mund t’i shihni 4 mënyra për të patur thonj të shëndetshëm.

Mbani thonjt më të shkurtër! Një prerje e madhe mund të heqë copëzat e çara nga shtrati i juaj i thoit. Në momentin që thonjt tuaj riformësohen, mos u nxitoni tek zakoni i gellit apo akrilikut. Në vend të kësaj, përqëndrohuni tek një rutinë llaku të thjeshtë për të paktën një muaj.

Qëndroni të hidratuar! Acetoni në pastruesin e llakut të thonjve është dehidratues dhe mund të rezultoj në më shumë dëmtim. Ushqeni shputat tuaja të duarve me vaj kutikulash dhe me locion për duar tek rutina e juaj ditore e bukurisë.

Hani mirë! Zgjedhni ushqimet që janë të pasura me përbërës biotini dhe omega-3 sepse këto veti i ndihmojnë thonjt nga brenda. Zgjedhni vitaminat apo ushqimet specifike siç janë arrat, avokadot, vezët apo patatet e ëmbla për një dozë ekstra të këtyre ushqimeve kyçe.

Bëhuni të durueshëm! Përforcimi i thonjve merr kohë. Thonjt tuaj të dëmtuar kanë nevojë të rriten plotësisht para se të mund të zëvendësohen me thonjt e shëndoshë.

Praktikoni këto këshilla dhe thonjt tuaj do të kthehen në gjendjen e tyre tyre të mëparshme natyrale brenda një periudhe të shkurtër.

 

Burimi: southernliving.com