Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 këshillat thelbësore për lëkurën e thatë

Nëse keni lëkurë të thatë, vazhdimisht të leskëruar dhe me njolla të thata, atëherë edhe aplikimi i makijazhit është delikat pasiqë nuk e dini nëse produktet që përdorni mund të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha. Sidoqoftë, truku është në përdorimin e makijazhit të duhur për lëkurë të thatë dhe të kombinoni produkte hidratimi me makijazhin e përzgjedhur. Më poshtë mund të lexoni më tepër për këtë gjë…

Hidratues dhe baz

Nëse e shihni që baza juaj ngecë në rrudhat e juaja, kjo ndodh për shkak se lëkura e thatë nuk është e hidratuar mjaftueshëm kur e aplikoni makijazhin. Që mos t`ju ndodhë kjo gjë, ju sugjerojmë që të përdorni hidratim shtesë së bashku me bazën tuaj të lëngshme. Ky kombinim do të mundësojë bazë të hidratuar që nuk do e rëndojë lëkurën.

Primer dhe skuqës

Edhe pse krema për skuqje është ideale për lëkurën e thatë, nëse nuk e keni një të tillë mund të bëni një vetë. Miksoni pak primer me një pluhurosje nga pudra për skuqje që të formoni pastë, pasi të keni përfunduar aplikoni një sasi të vogël në mollëza dhe fërkojeni mirë në lëkurë. Kjo gjë do e bëjë aplikimin më të lehtë dhe do e mbajë skuqësin të paprekur dhe pa ndikim në lëkurën tuaj të thatë.



Xhel vajguri dhe maskara

Nëse thatësia është duke ndikuar edhe në qerpikët, është një truk makijazhi për ju. Para se të aplikoni maskara transparente apo të zezë, aplikoni një shtresë të xhelit të petroleumit në qerpikët tuaj. Kjo gjë jo vetëm që hidraton mirë qerpikët, por edhe i bën të duken më të plotë. Kjo do ju ndihmojë edhe nëse maskara juaj thahet.


Balsam për buzë dhe buzëkuq mat

Një nga mangësitë e lëkurës së thatë janë edhe buzët e plasaritura. Ata mund të jenë pengesë që mos të aplikoni muzëkuq mat pasiqë na bën që buzët tona të plasaritura të bëhen më të dukshme. Që të aplikoni buzëkuq mat pa brenga, jepni plasaritjeve një dozë të hidratimit para se të aplikoni buzëkuqin. Në fillim aplikoni balsam për buzë e pastaj mbështjelleni me bzuëkuq mat sipas dëshirës.