Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

4 gabime të mëdha që ju plakin brenda natës!

A jeni fajtore për këto gjëra?!!

Meqenëse procesi i plakjes është i pashmangshëm, shumica prej nesh zgjedhin të praktikojnë mënyra të ndryshme për ta ngadalësuar këtë proces. Ju mendoni për një gjumë të mirë, krem me faktor mbrojtës, krem anti-plakje e të tjera. Por, nëse pavarsisht këtyre rutinave për kujdes të mirë, ju e kuptoni se këto ndikojnë në mënyrë indirekte në procesin e plakjes, madje duke e përshpejtuar atë? Në vazhdim po ju paraqesim disa nga gabimet e mëdha që ju bëni për të kontribuar në këtë.

Të flini me fytyrë

Graviteti fiton kur flejmë me fytyrë. Efektet si ënjtja dhe sy të ënjtur shkaktohen nga lëngjet e grumbulluara gjatë natës nëse flini me fytyrë. Me kohë, lëkura rrudhet dhe kolagjeni humb. Nëse nuk dëshironi të plakeni parakohe, mos flini me fytyrë te poshtë apo të mbështetur për jastëku. Tentoni të flini në shpinë për të lehtësuar efektin e gravitetit në fytyrë.

Nuk e pastroni fytyrën

Nuk është fare e pazakontë për femrat që të harrojnë apo anashkalojnë larjen dhe pastrimin e fytyrës nga grimi para gjumit, por që paraqet një veprim që nuk duhet harruar asesi. Larja e fytyrës para gjumit është esenciale për largimin e papastërtive, djersës dhe grimit. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë rrezikoni pore të mbyllura, akne dhe lëkurë të yndyrshme. Rekomandohet të përdorni pastrues me efekt eksfoliant, të pastroni tërësishtfytyrën duke liruar poret dhe të freskoni lëkurën për rigjenerim gjatë natës.

Të përdorni produkte të shumta për kujdes të lëkurës

Nëse përdorni shumë produkteqë kanë rolin e kujdesit të lëkurës dhe nuk dihet saktë përbërja e tyre, atëherë këto mund të jenë të dëmshëm për lëkurën tuaj. Për shembull, produktet që përmbajnë retinol përdoren për parandalimin e rrudhave, dhe kur kombinohen me benzoyl peroxide për luftimin e akneve, mund të thajë dhe irritojë lëkurën. Kështu, që të shmangni inflamacione të mundshme, qëndroni në produkte të sigurta e që i përshtaten llojit të lëkurës suaj.

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Hidratimi është mëse i nevojshëm për tërë trupin. Uji është një komponentë e rëndësishme e lëkurës dhe strukturave përreth tij. Kur jeni të dehidratuar, lëkura humbet elasticitetin, bëhet e thatë dhe paraqiten rrudhat. Andaj, rekomandohet që të pini së paku 6 gota ujë në ditë për një lëkurë të shëndetshme.