
Shihni më poshtë nuancat më të reja të manikyrit dhe pedikyrit me anë të 10 ngjyrave interesante…
Nuancë e përhimtë
Përzierja perfekte e nuancës së lehtë të kaltër, gjelbër dhe përhimtë plotëson tërësisht të gjitha tonet e lëkurës.
E kaltër mesnate
Trendi metalik që goditi buzët dhe hijëzimin e syve, tani ka bërë bujë edhe në aplikimin e thonjve. Do ju pëlqejë pa masë kjo nuancë kaltër mesnate me plot shkëlqim.
Nuancë kumbulle metalike
Nëse anoni kah manikyri rozë klasik, përzgjedhni këtë nuancë kumbulle metalike. Mjafton vetëm një shtresë dhe thonjtë tuaj do duken për mrekulli.
Nuancë e lehtë argjendi
Konsideroni këtë ngjyrë neutrale për thonjtë tuaj: argjend me nuancë të lehtë me copa metalike.
Nuancë kromi

Jeni të apasionuar pas kësaj nuance që keni parë në salonet e bukurisë apo rrjetin Instagram? Tani mund të provoni të njejtin rezultat në shtëpi me një pluhur reflektues që jep efektin e një shkëlqimi të plotë ngjyrë kromi.
Portokalli e djegur
Kjo nuancë me ngjyrë portokalli na kujton vitet 70-ta. Është një nuancë bohemiane dhe krejtësisht unike.
Nuancë kafe e ngrohtë
Njëlloj sikur kakao e ngrohtë, por për thonjtë tuaj. Është shumë e hijshme për sytë por edhe ngjyrë e ngrohtë gjithsesi.
Nuancë qershie
Formula me nuancë të së kuqes së zjarrtë apo ngjyrë qershie ju shton hijëshinë e thonjve dhe për më tepër është një ngjyrë klasike që asnjëherë nuk del nga moda.
Shkëlqim diskoje
Nuk ka asnjë gjë më me shkëlqim se sa dritat në disko. Kjo nuancë i ngjason kësaj dhe përbëhet nga argjendi dhe e kaltërta, me detaje apo copa kristali për efekt edhe më madhështor.
E kuqe e zjarrtë
Në disa aspekte të dritës duket e kuqe e ndritshme. Në disa të tjera, ngjason më shumë me portokallen. Por, pa marrë parasysh se çfarë, kjo nuancë e kuqe e zjarrtë është përsosja më e mirë e manikyrit.