Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

10 Gjërat më të këqija që mund t’i bëni flokëve

Gjithkush dëshiron të ketë flokë të bukur, të fortë dhe me shkëlqim. Megjithëse mënyra kryesore për të arritur këtë është një dietë e ekuilibruar dhe kujdesi i mirë për flokët, Bright Side dëshiron t’ju tregojë disa gjëra që mund t’i bëni gabimisht pa e ditur për to. Ju duhet t’i shmangni gjërat në këtë listë për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm.

  1. Duke pritur shumë kohë për një rregullim apo prerje

Nëse keni flokë të ndara apo kaçurrel, nëse duken të parregulluara dhe nuk kanë më formë, nëse flokët janë mbështjellë lehtë ose fjongo të lidhura nyje – ndoshta jeni vonuar me prerjen e flokëve, sidomos nëse doni të keni flokë të gjata. Flokët tuaja do të janë më të gjata nëse ju i shkurtoni rregullisht; jo sepse flokët tuaj do të rriten më shpejt, por sepse skajet nuk do të ndahen dhe thyhen.

Zgjidhja: Vizitoni rregullisht floktaren.

  1. Vetëngjyrosja

Bërja e gjërave vetë mund të jetë një praktikë e mirë për shumë raste, por ngjyrosja e flokëve nuk është një prej tyre, nëse nuk jeni një floktar profesionist, ose të paktën e dini saktësisht se çfarë po bëni. Sigurisht, do të përfundoni gjithsesi duke shkuar në një sallon, por do të jetë mënyra më e vështirë dhe më e kushtueshme për të rregulluar çdo gjë që keni bërë. Lejoni profesionistët të merren me këtë që nga fillimi.

Zgjidhja: Një takim me floktaren.

  1. Krehja ose stilimi i flokëve të lagura

Kur flokët janë të lagura, ato janë shumë delikate dhe më të prirura për thyerje. Ju mund të eksperimentoni pak për të kontrolluar herën tjetër kur i lani flokët. Zgjedhni një fije (vetëm një, nuk duam të bëheni tullace) dhe përpiquni ta thyeni atë. Do të vëreni se ajo prishet shumë më lehtë në krahasim me flokët kur janë të thara. Furça bën të njëjtën gjë, por në vend të një fije thyen qindra.

Ngrohja me mjete të nxehta (përdredhës apo drejtues) e bën ujin të avullohet gjërësisht dhe, siç kemi mësuar të gjithë në shkollë, uji bymehet gjatë avullimit, duke thyer flokët. Plus duke përdorur mjete të nxehta thjesht do t’i djegni flokët duke përfunduar në dëmtim.

Zgjidhja: le të thahen para krehjes dhe stilimit, dhe përdorimi i disa produkteve të mbrojtjes nga nxehtësia është gjithashtu i rekomanduar.

  1. Përdorimi i krehërit të pistë

Kur i krehni flokët, shumë grimca të lëkurës së vdekur përfundojnë në krehërin tuaj, madje as nuk mund ta shihni. Lëkura e vdekur është mjedisi i përsosur për rritjen e baktereve, të gjitha llojet e tyre. Përveç që është thjesht neveritëse, mund të transferohet përsëri në kokën tuaj nëse nuk e lani krehërin e flokëve rregullisht.

Zgjidhja: lani krehërin ose vendosni një pëlhurë (fije) të hollë mbi krehër para se t’i krehni flokët. Hidheni pëlhurën pas krehjes, duke e lënë krehërin të pastër.

  1. Larja e flokëve shumë shpesh dhe me ujë shumë të nxehtë

Gjëndrat në kokën tonë prodhojnë vajra natyrale që janë thelbësore për dredha të shëndetshme dhe uji i nxehtë mund t’i prishë ato, duke i bërë flokët të thatë dhe të brishtë. Mbingarrkesa përfundimisht do të bëjë të njëjtën gjë. Floktarët rekomandojnë larjen e flokëve dy herë në javë, ose tri herë nëse keni flokë shumë të yndyrshme.

Zgjidhja: mos i lani flokët çdo ditë dhe përdorni vetëm ujë të ngrohtë.

  1. Mospërdorimi i kondicionerëve apo duke i përdorur në vend të shampove

Shamponët dhe kondicionerët janë produkte krejtësisht të ndryshme që përdoren për qëllime të caktuara dhe nuk mund të zëvendësojnë njëri-tjetrin. Shamponët pastrojnë, kondicionerët hidratojnë.

Ja një krahasim i thjeshtë: Makina ka nevojë edhe për benzinë edhe për vaj, jo vetëm njërën apo tjetrën. Këto janë dy produkte të ndryshme dhe makina nuk e pranon nëse futni benzinë ku duhet të jetë vaji. Është e njëjta me flokët: nëse përdorni kondicioner në vend të shamponit, ose mos e përdorni fare, koka juaj nuk do të thotë, “Faleminderit”. Megjithëse dëmi nuk do të jetë aq i kushtueshëm në krahasim me makinën … ndoshta.

Zgjidhja: përdorni të dy, më parë shamponin, pastaj kondicionerin.

  1. Mosndryshimi i produkteve për flokë me ndryshimet e flokëve

Ka shumë produkte të ndryshme në treg këto ditë – për flokë të hollë, të trashë, me ngjyrë, të dëmtuar dhe shumë më tepër. Ata kanë përbërës paksa të ndryshëm në varësi të qëllimit. Nëse flokët tuaj kanë ndryshuar, kështu duhet të ndryshoni edhe produktet.

Le të bëjmë përsëri një krahasim me makinën. Të gjithë e dimë se nuk duhet të mbushni benzinë në një 4WD diesel. Pra, pse të përdorni shampon për flokë të yndyrshme nëse keni flokë të thinjura dhe të thata?

Zgjidhja: koha për të shkuar në pazar.

  1. Krehja e flokëve shumë shpesh dhe duke e bërë atë nga rrënjët

Nëse i krehni flokët nga rrënjët, përfundoni duke krijuar nyje masive dhe flokë të tërhequra shumë. Duke e bërë këtë gjithashtu dobësoni rrënjët e flokëve. Krehja e tepruar krijon dëme të ngjashme. Në përgjithësi, mos i rregulloni nëse nuk janë prishur; me fjalë tjera, mos i krehni nëse nuk duhet të krehen.

Zgjidhja: gjithmonë filloni t’i krehni flokët nga skajet dhe vazhdoni drejt rrënjëve, duke i shprishur nyjet përgjatë rrugës (dhe mos e teproni).

  1. Flokë të lidhur shumë shpesh dhe shumë të shtrënguar

Nëse i lidhni dhe shtrëngoni flokët shumë shpesh, mund t’i dëmtoni ato për shkak se i tërhiqni nga rrënjët e saj. Nëse bishti është stili juaj i preferuar, shmangni lidhjen e flokëve me pjesë metalike ose çdo ditë ndryshoni lartësinë e të lidhurit, duke alternuar një ditë “lart” dhe një ditë “poshtë”.

Zgjidhja: lidhni flokët herë pas here, por jo çdo ditë.

  1. Shumë diell

Normalisht, nëse kemi në plan të kalojmë një kohë të gjatë jashtë, kujtojmë të përdorim kremë për diell por shpesh harrojmë të mbrojmë flokët. Ekspozimi i tepruar ndaj diellit dëmton jo vetëm lëkurën por edhe flokët tuaj. Nëse flokët janë shumë të zbardhura, duken dhe ndjehen të thatë dhe thyhen shumë, atëherë përgjegjës për këtë mund të jetë rrezatimi UV.

Zgjidhja: mbani një kapelë ose një shall.