Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

10 gjëra që nuk i keni ditur për flokët

  1. Ja e vërteta e tullacëve: leshi nga qimet e kafshëve dhe flokët janë në të vërtetë e njejta gjë, e kontstruktuar nga blloqet ndërtuese identike të proteinave të quajtura keratinë.
  2. Të gjithë gjitarët kanw qime në një periudhë të jetës së tyre, siç mund të jetë ta zëmë, qimet e balenës së sapolindur, një mburojë e qimeve të irriqit apo bustekëve tuaj të gjatë.
  3. Insektet mund të kenë flokë, poashtu. Qimet mikroskopike në barkun e insekteve meshkuj të liqeneve Micronecta mund të ndihmojnë shtimin e thirrjeve për tu çiftëzuar. Disa shkenctarë mendojnë që kur insekti fërkon penisin në majen e abdomenit të tij, qimet e kapin ajrin dhe zërin, duke e bërë atë kafshën më të zëshme në botë në raport me madhësinë e tij.
  4. Qimet e këmbës së marimangës kryejnë funksionin e veshëve. Qimet ndjejnë lëvizjen e ajrit dhe mund të “ndëgjojnë” zëra me frekuencë të ulët – gumëzhina e bletëve, për shembull – ato me frekuencë mesatare siç janë sirenat e makinave.
  5. Floku i njeriut mund të ketë “shije”. Mushkërinjt tanë dhe kanalet e hundës përmbajnë qime jashtëzakonisht të vogla që pastrojnë papastërtitë. Një student nga Univerziteti i Iowas kishte zbuluar që qimet e mushkërinjve reagojnë vetëm tek shijet e idhta, siç është nikotina. Me të shijuar nikotinën, qimet e rrisin shpejtësinë e tyre të pastrimit.
  6. Patologët kanë vërejtur se qimja e hundës mund të vazhdoj të pulsoj deri në 21 orë pasi që të ketë vdekur njeriu.
  7. Së jashtmi, një person mesatar ka më shumë se 100,000 qime në kokë, plus rreth 4.9 milion të klasifikuara në pjesë tjera të trupit.
  8. Njerëzit e lashtë sipas të gjitha gjasave e zhveshnin plotësisht trupin nga qimet sepse shpeshherë infektoheshin me parazitë që shpërndajnë sëmundje, bazuar në hulumtimet e shkencëtarëve nga spitalit i Anglisë John Radcliffe dhe Universitetit të Reading.
  9. Kur e humbëm lëkurën tonë me qime, rrezet ultraviolete të diellit dëmtuan lëkurën e ekspozuar, e cila reagoi duke prodhuar melanin, një pigmet ky që thith rrezatimin solar, shpjeguan antropologët në shtetin e Pensilvanisë.
  10. Disa informata të rëndësishme parahistorike: Disa Neanderthalë ishin të kuq. Një studim i bërë nga Univerziteti i Harvardit më 2007 dhe nga Shoqata Gjermane Max Planck zbuluan variantin e kodifikuar të gjeneve të flokut të kuq në mbetjet e trupave të Neanderthalëve të para para 43,000 – 50,000 viteve.

 

Burimi: discovermagazine.com