Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Zverdhja e thonjve – kur paraqet alarm shqetësues për ju!

Mbani një sy më afër ndryshimeve që vëreni tek thonjtë tuaj…

Nëse vëreni se përbërja e thonjve tuaj ka ndryshuar ngjyrën në të verdhë, atëherë ndoshta është koha të konsultoheni në ndonjë dermatolog!

Zverdhja e përkohshme e thonjve tuaj për shkak të manikyrit apo lyerjes me llak është tjetër gjë, por në qoftë se ky ngjyrim apo njollosje e verdhë nukë shtë zbehur me muaj të tërë dhe përbërja e thonjve tuaj është dobësuar, atëherë padyshim kjo mund të jetë një shenjë e infeksionit fungal.

Ju mund të infektoheni në disa mënyra: nëpërmjet mjeteve jo-sanitare gjatë procedurës së manikyrit apo pedikyrit, ose duke përdorur një tush komunal, për shembull në palestër, pa papuçe ose mjete mbrojtëse. Infeksioni mund të përhapet thjeshtë përmes kruarjes së këmbëve nëse keni ndonjë gjendje apo diagnozë të lëkurës, si këmbë atleti.

Infeksionet e thonjve janë më të zakonshme tek njerëzit që kanë shprehi të këqija të jetesës siç është pirja e duhanit, të jetuarit në klimë të nxehtë apo me lagështi. Andaj, kushtoni rëndësi dhe vëmendje thonjve tuaj dhe kontrolloni ato në ndonjë dermatolog të specializuar nëse pamja e tyre fillon të ju shqetësojë!