Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

A është ‘Marshmello’ trendi i ardhshëm i madh i flokëve për 2018?

Flokët marshmello janë një përzierje e bukur e të bardhës, hirit dhe platinës me theksime të rozës pastel, vjollces apo të kaltrës.

Përveç ngjyrës është edhe vëllimi, fijet që bijnë si ujëvarë e që na përkujtojnë marshmellotë e plota. Është stili ideal i flokëve për dimër dhe ju bën të dukeni si një princeshë e dëborës.

Shumica e njerëzve frigohen nga fijet e para të thinjura të flokëve, duke u përcaktuar për nuanca të errëta që ua mbulojnë shenjat e plakjes. Mirëpo gjyshet nuk janë të vetmet me flokë të thinjura tani, pasiqë shumë të reja përcaktohen për këtë trend dhe nuk frigohen që të ekspozojnë veten.

Çmendurinë e filloi shpikja e një kondicioneri që i lejon yjet të kenë flokë të gjata edhepse i kanë zbardhuar. Çdokush që dëshiron këtë ngjyrë duhet të kuptojë që zbardhja e flokëve deri në këtë masë i dobëson ato andaj duhet përdorur produktet më të mira për të mirëmbajtur shëndetin e flokëve. Konsultohuni me stilistin tuaj për ndjeshmërinë e flokëve tuaja para se të përcaktoheni për këtë ngjyrë.

Shumë yje sikurse Cara Delevingne, Rihanna, Lady Gaga dhe Pink kanë eksperimentuar me këtë trend. Së fundmi kemi parë Kim Kardashian me flokët e valëzuara të bardha në vend se me flokët natyrale zeshkane.

E dimë se deri më tani jeni dashuruar në stilin marshmello mirëpo ky trend kërkon një përkushtim të jashtëzakonshëm në mirëmbajtjen e ngjyrës dhe flokëve. A do kishit dashur që të sfidoheni me këtë ngjyrë?