Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Vjeshta/Dimri 2019: 10 Trendet e bukurisë!

Në vitin ku barazia gjinore është kryefjala, nuk është e çuditshme që mesazhi i fuqisë femërore të manifestohet përmes buzëkuqit të fuqishëm të kuq, stileve të mahnitshme të flokëve dhe ajllajnerit të inspiruar nga panku. Këtë sezonë femra nuk frigohet që të deklarojë bukurinë dhe rezultatet janë magjepsëse.

Corporate Chic

Femra e korporatës

Aleksandër Uang i riktheu  modelet e flokëve të shkëlqyeshme të aksesorizuara me një kapëse  të viteve 80`. Ngjashëm, një bukuri e tillë e sofistikuar është shfaqur edhe nga Dion Lee dhe Toga, ndërsa flokët e ngjitura dhe të shkëlqyeshme dominuan tel Filip Lim dhe Rochas.

Paintbox Brights

Ngjyra të ndezura

Ky mund të jetë makijazhi  pranveror mirëpo kjo nuk d.t.th se ngjyrat nuk mund të jenë të guximshme dhe të fuqishme. Hijëzimi i syve me ngjyra të ndezura është shfaqur tek Marni dhe Prada, ndërsa ajllajneri i aplikuar përshtatet me syzet e verdhe, rozë dhe të kuqe nga Dior. Një theks i veçantë bie mbi ngjyrat rozë, të verdhë dhe të gjelbërt.

The Recurring Trend: Glitterbug

Trendi i rikthyer: Xixëllima

Ky trend i pranverës/verës do jetë i pranishëm deri në fund të vitit. Nga xixëllimat në ballë deri tek ato në tërë fytyrën, kur trend që përfshiu buzët dhe flokët do të jetë ende i pranishëm.

Quality Hair

Flokë kualitative

Flokët e thara me ngrohtësi janë rikthyer, kështu të paktën thotë Antoni Tarner.  Flokët e valëzuara në një anë tek Balmain, stili pa të meta tek Fendu dhe valët e lehta të Derek Lam. Nëse keni menduar të investoni në një tharëse Dyson, tani është koha.

Super Lashes

Super qerpikë

Këtë sezonë, nëse mbani maskara, aplikojeni në sasi të madhe. Qerpikët e plota janë fokusi i trendit ultra-feminist tek Givenchy, Valentino dhe David Koma ndërsa pamjet më klasike shihen tek Moschino dhe Anna Sui. Kombinoni me një lëkurë veulluese dhe me buzë me balsam.

Power Lips

Buzë të fuqishme

Me shumë dizajnerë që flisnin tërë kohën rreth fuqizimit të femrës gjatë informimit për koleksionet e tyre, nuk na erdhi çudi që aty kishte një rreshtim plotë me buzë të fuqishme të kuqe. Buzët e kuqe ishin deklaratë e guximshme tek Brendon Maksvell, Rochas dhe Aleksander MekKuin.

Tied Up In Knots (And Don't Forget The Accessories)

E lidhur në nyje

Nyjet e sipërme tek Chanel, përdredhimet tek Philosophy- nyjet janë të preferuarat e shfaqjeve për vjeshtë/dimrin e 2019. Mund të aksesorizohen me shirita koke nga plastiku, kapëse apo kapëse bananeje sikurse tek Aleksander Uang.

The Skin Trend: Prime Time

Trendi i lëkurës

Lëkura është gjithmonë në modë dhe këtë sezonë gjithçka sillet rreth parapërgatitjes. Në vend se të përcaktoheni për baza të rënda, cocnealer dhe pudra, artistët e makijazhit kalojnë kohën duke shtresuar njomëzues dhe primerë që ti japin lëkurës shkëlqim natyral dhe të shëndetshëm.

Rebel Rebel

Rrebelimi

Shpirti rrebel manifestohet me makijazhin e syrit të inspiruar nga pank kultura tek Miu Miu, Eshlli Uillijams dhe Dior, e fundit që është inspiritm i demostratave të vitit 1968. Në të njejtën kohë Maks Mara i përshkruan sytë e hijëzuar si tym si një “pank glamuroz”.

The Hair Colour Trend: Paint It Red

Flokët e kuqe

Nëse do ishte një ngjyrë që dallohet në këtë sezonë në shfaqjet e modës, ajo është e kuqja e ndezur. Stilistët krijuan një ngjyrë të ndezur të kuqe, nëse keni menduar të ndryshoni ngjyrën e flokëv atëherë koha është tani dhe ngjyra është kjo.