Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Vinoterapia – pse ta aplikoni në lëkurë në vend se ta pini atë!

Entuziastët e verës tani mund ta përdorin atë në nivel tërësisht të ri. Vinoterapia është veprimi i mbushjes së vaskës me verë apo përdorimi i verës për shpëlarje të fytyrës. Për të mësuar për përfitimet nga vera, lexoni më poshtë.

wine beauty benefits 500x300 piccontent

Pse vinoterapia është e dobishme për lëkurën?

Studimet tregojnë se farat dhe lëvozhga e rrushit është përplot me antioksidues që janë të njohur për reduktimin e rrudhave dhe restaurimin e kolagjenit. Nuk është çudi pse të famshmet e shpëlajnë fytyrën me vera të shtrenjta, bëjnë masazh fytyre me to dhe e përdorin si shtresues.

Vaska, shpëlarja e fytyrës dhe pastrimi

Vinoterapia mund të aplikohet në fërkimin, mbështjelljen apo masazhimin e lëkurës.

Në një vaskë me verë, zhytuni në përzierjen e verës me ujë për 60 minuta. Kjo vaskë do largojë llumin nga lëkura, do nxisë qarkullimin e lëkurës dhe do të ndihmojë eventualisht me proçesin kundër mplakjes.

Shpëlarja e fytyrës me verë duke përdorur verë të ftohtë është e njohur për pastrimin e lëkurës dhe të qelizave të vdekura. Përveç shpëlarjes, maska e verës aplikohet për të zbardhur lëkurën dhe për t`i dhënë një shkëlqim natyral.

E bardhë apo e kuqe?

Vera e bardhë ka cilësi që janë të dobishme për lëkurën e thatë. Për t`u liruar nga lëkura e irituar dhe e çiflosur, vera e bardhë në formë të shpëlarjes apo vaskës mund të bëjë çudira.

Për lëkurën e prirur për akne ju rekomandojmë verën e kuqe pasi njihet si zbutëse e ndezjes dhe ndhmon në kontrollimin e njollave.