Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Vetitë çudibërëse të brushës kozmetike për pastrim të fytyrës!

Spastrimi është hapi i parë i regjimit të përkujdesit të lëkurës dhe konsiderohet një ndër hapat më të rëndësishme të mirëmbajtjes së lëkurës. Përdorimi i brushës për spastrim ndihmon në largimin e makijazhit dhe pisllëkut nga ambienti.  Nëse pritoni që të lani fytyrën para se të shkoni në shtrat, kjo brushë është me të vërtetë një shpëtimtare e juaja. Ky mjet ju mundëson që të pastroni dhe të qëroni lëkurën me më efiçiencë se ta lani me dorë.

Brusha për pastrim është çudibërëse mirëpo duhet të keni kujdes që mos ta teproni me shfrytëzim pasiqë mund të shkaktojë iritim dhe skuqje të lëkurës. Gjithashtu mund të dëmtojë kapilaret, të shkaktojë tharje të tepërt dhe ndjeshmëri, madje spastrimi agresiv mund të shkaktojë djegie të shkallës së parë.

Ja gjërat që duhet t’i bëni dhe duhet t`u shmangeni kur e përdorni brushën për spastrim.

Mund t`i bëni:

  1. Të pastroni makijazhin. Nëse vendosni shtresa të rënda të makijazhit në fytyrë, sigurohuni që t`i largoni ato para se të përdorni brushën për spastrim. Brusha nuk mund të pastrojë tërësisht fytyrën me makijazh pasiqë mund të shkaktojë iritim. Përdorni spastrues të makijazhit apo letër për pastrim që të largoni makijazhin e më pas të përdorni me efiçiencë brushën për spastrim.
  2. Përdorni pastrues të butë. Brushën për spastrim kombinojeni me një pastrues adekuat të fytyrës, të përshtatshëm për lëkurën tuaj. Shmanguni nga pastruesit e ashpër.
  3. Bëni mirëmbajtjen e duhur. Pastrojeni brushën me ujë dhe sapun apo alkohol që të largoni llumin. Ndërroni kokën e brushës sipas udhëzimeve, nëse brusha mirëmbahet si duhet atëherë nuk do të shtresim të llumit dhe baktereve që shkaktojnë iritim të lëkurës. Një mënyrë efektive e pastrimit të brushës nga bakteret është ta futni në mikrovalë për disa sekonda.

Mos bëni:

  1. Mos e teproni me përdorimin e brushës. Përdorimi i shpeshtë i brushës mund të jetë i ashpër për lëkurën tuaj. Është më mirë që të përdorni brushën para se të shkoni në shtrat.
  2. Mos e ndani këtë mjet me të tjerët. Sikurse brusha e dhëmbëve, as kjo brushë nuk duhet të ndahet me të tjerët pasiqë mund të transferoni sëmundjet e lëkurës.
  3. Mos e përdorni në kombinim me qëruesit manual apo kimik. Duke e bërë një veprim të tillë e dëmtoni lëkurën më tepër se sa e kuptoni.
  4. Mos e përdorni kur ju paraqiten shenjat paralajmëruese. Nëse shihni skuqje apo iritim në lëkurën tuaj përderisa e përdorni brushën, ndaloni me përdorimin e brushës. Jepni lëkurës disa ditë që të rikuperohet para se të testoni nëse mund të tolerojë brushën një apo dy herë në javë.

Nëse vuani nga skuqja apo iritimi, ekspertët e lëkurës ju sugjerojnë që të përdorni produkte për qetësim që kanë ekstrakt nga çaji i gjelbërt.