Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Veshjet më të mira drejtëpërdrejtë nga Comic-Con International 2019!

Edicioni 2019 i Comic-Con International: San Diego i dha publikut lajme të mjaftueshme për të dëgjuar. Marvel zbuloi heroin e parë LGBTQ, Tom Cruise befasoi publikun me një parapremierë speciale të Top Gun: Maverick si dhe të gjitha pyetjet rreth sezonës së 8 të Game of Thrones u përgjigjën. Të gjitha paraqitjet e shkurtëra, parapremierat si dhe panelet ishin në rregull, por këtë vit ato u hijëzuan nga gjithë ato veshje moderne. Përderisa ngjarja po rritet shumë e më shumë, pjesëmarrësit e famshëm kanë filluar të përdorin Comic-Con si një mundësi për të shfaqur veshjet e tyre drejtëpërdrejtë nga pistat. Me siguri që yjet munden të veshin çfarë do qoftë dhe të shfaqen ashtu, por ku është kënaqësia këtu?

Me asnjë kod të veshjes, pjesmarrësit ishin të lirë të eksperimentonin, dhe kur është fjala për shfaqje para një publiku të veshur porsi super heronjë, guximi sartorial është i patjetërsueshëm. Zgjedhjet ishin të panumërta: në Loewe të bardhë me mëngë formë zile, Tessa Thompson dha parapremierën e parashikuar të sezonin të tretë të Westworld, Jennifer Connelly  u shfaq me fustanin e valëzuar luleje nga Louis Vuitton. Mackenzie Davis u paraqit me printe të përziera në pantollona të shkurtëra dhe një xhaketë nga Prada, përderisa Danai Gurira konfirmoi largimin e saj nga The Walking Dead në një përzierje metale glamuroze nga Paco Rabanne.

Natalie Portman në Dior

 

Angelina Jolie në Saint Laurent nga Anthony Vaccarello

 

Salma Hayek në Alexander McQueen

 

Scarlett Johansson në David Koma

 

Danai Gurira në Rabanne

 

Madelaine Petsch në Balmain

 

Cara Delevingne në Thom Browne

 

Yara Shahidi në Zimmermann

 

Teyonah Parris në Sergio Hudson

 

Mackenzie Davis në Prada

 

Tessa Thompson në Loewe

 

Jennifer Connelly në Louis Vuitton