Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Veshjet e fundit të modës së lartë nga Parisi!

2 herë në vit shtëpitë e modës të cilët kanë fituar dizajnimin e veshjeve të modës së lartë, shfaqin krijimet më të reja të tyre në pistat e Parisit. Çdo njëra nga këto koleksione duhet të përmbajë sëpaku 35 pamje. Çdo njëra nga këto pamje duhet të paraqes dizajnin dhe zejtarinë e pritur nga pamjet e veshjeve të modës së lartë. Kjo është një kërkesë e lartë që kërkon qindra orë të punës së kualifikuar. Rezultati final është një shfaqje mahnitëse e artit për neve që adhurojmë modën. Jemi të ngazëllyer të ju sjellim juve veshjet e fundit të modës së lartë nga Parisi.

Giorgio Armani

Giorgio Armani Haute Couture from Paris

Giorgio Armani ka marrë estetikën Art Deco dhe e ka deklaruar në një koleksion me efekt të llakut dhe pjesë të sofistikuara në lëkurë të patentuar, të fshehura në përsosmëri të përjetshme të zejtarisë. Fustane mëndafshi, njëpjesëshe dhe xhaketa të shkurtëra me supe të definuara janë të intensifikuara nga zbukurime luksoze të cilat paraqesin forma gjeometrike 3 dimenzionale. Fije delikate të kristaleve magjepsin me bukurinë e tyre që krijojnë në dritë duke shfaqur detaje të pasura si dhe gjithashtu brendësia e veshjeve dhe kapelave mbuluese sikur të ishin thesar. Silueta e krijuar në mënyrë të përsosur posedon një sens të lehtësisë nga lëvizjet e pakufinjtë e prerjeve të holla dhe pantollonave me xixëllimë të lehtë.

Ralph & Russo

Ralph & Russo Haute Couture from Paris

Gjallëruese dhe vibrante, koleksioni i kësaj stine është një kremtim i feminitetit Latino Amerikan dhe tributit në trashëgimin përplot stil të La Dona, e dashura Maria Felix, personaliteti i saj i fuqishëm, sensualiteti i guximshëm dhe shpirti i modës përtej frikës.

Valentino

Valentino Haute Couture from Paris

Gjithçka kthehet, rrotullohet, përsëritet dhe lulëzon. Fjalori, jo gjuha, e veshjeve të modës ndërron. Flet për trupat e solemnitetit të lindur për të kremtuar një lloj të caktuar dhe bukuri absolute. Një fjalor në të cilin vet trupi bëhet ngjyrë e cila dridhet dhe dialogon me ngjyrat. Repertori veshjeve të modës së lartë klasike, i krijuar nga valë, skaje, volume dhe lule, janë të transformuara nga rëndësia aktuale, hieratike dhe fisnike. E lëvizur nga bashkimi i fantazisë dhe realiteti. Sinestezia emocionale, habi nga vështrimet dhe senzacionet. Hije të lehta që zgjërohen dhe gjallërohen. Materiale të lehta që luhaten dhe lëvizin. Veshje të modës së lartë metamorfike: e lehtë dhe e ylbertë sikur një lule që lulëzon. Petalet, kurorat, tufa të luleve lulëzojnë dhe shpërndahen çdo kund, duke prekur trupin, dhe duke u vendosur në sy. Gjithçka kthehet, rrotullohet, zhvillohet, përsëritet dhe ndryshon. Si dhe lulëzon, në lëkurë.

Gaultier

Gaultier Haute Couture from Paris

Koleksioni i ri Gaultier Paris Pranverë-Verë 2019, na dërgon neve në një botë ujore ku kandil deti, koralet dhe algat marinare udhëtojnë sëbashku në silueta me ngjyrë drejt brigjeve të lumenjëve Japonez. Koleksioni shfaq triko me shirita, “shark fin” xhaketa dhe koshet të cilat janë shumë të dashura për dizajnerin…

Givenchy

Givenchy Haute Couture from Paris

Koleksioni i veshjeve të modës së lartë të Givenchy për verë-pranverë 2019 ndodhi në Janar 22, 2019, në në galeritë e poshtme të Musee d’Art Moderne de la Ville de Paris. me “Kavanac të zbardhuar”, Clare Waight Keller shtyen filozofinë e saj të modës dhe zgjëron markën veçuese të Givenchy me një estetike momentale që është e saja.

Chanel

Chanel Haute Couture from Paris

Karl Lagerfeld kthen Grand Palais në një kopsht mesdhetar për të zbuluar siluetar e pranverë-verë 2019.