Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Vaji më i mirë për llojin tuaj të lëkurës dhe si t’i përdorni ato!

Shumica nga ne në fakt nuk kuptojnë qëllimin e vajit të fytyrës. Po të pyesësh se çfarë funksioni kanë ato, ju do të merrni përgjigje të ndryshme nga ato që: janë hidratues, nuk hidratojnë, bllokojnë poret, ndihmojnë me plasaritje etj.

Neve jemi këtu për të ju ndihmuar se si të gjeni vajin e duhur të fytyrës për problemet e lëkurës suaj dhe si të përdorni atë.

Çfarë janë vajrat e fytyrës?

Vaji është vaj, por gjithashtu ato janë zbutës, që nënkupton se ndryshe nga kremërat dhe përzierjet e ndryshme, që mund të depërtojnë në lëkurë për një hidratim intenziv dhe afatgjatë, vajrat mund të qëndrojnë më afër sipërfaqes së lëkurës. Zakonisht, fuqia e tyre hidratuese është e vogël, por kjo nuk do të thot që nuk keni përfitime të ndryshme nga ato. “Vajrat janë një plus në barrierën mbrojtëse të lëkurës, në pamjen e mëndafsht  dhe hidratimin siperfaqësor,” thot dermatologu Paul Jarrod Frank. Ato mund të depërtojnë në lëkurën tuaj mjaftueshëm sa të ushqejnë shtresën më të lartë, por kjo nuk është aq shumë sa kur krahasohet me një hidratues të vërtetë si acidi hialuronik i cili vërtet lidh ujin me qeliza të lëkurës.

Mos i mendoni ato si hidratues pasi që ato nuk janë ashtu. Ju duhet të përshtatni ato me përbërës hidratues si acidi hialuronik dhe glicerinë. “Një hidratues i mirë duhet të ofrojë të dy: ujë dhe vaj,” thot estetiku Ling Chan. “Qelizat e juaja konsumojnë ujë përderisa vaji qëndron jasht qelizës për mbrojtje dhe lubrikim.” Një vaj në fakt është i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme pasi që vepron si sigurues i cili mban hidratimin brenda. Pa atë, hidratimi vetëm që largohet deri në herën tjetër që aplikoni kremë. Kjo nuk do të thot që lëkura do ju dëmtohet, por prap se prap nuk është e mirë, dhe bëhet një problem më serioz gjat kohës së thatë të dimrit.

Çfarë funksioni kanë vajrat e fytyrës?

Vajrat i japin lëkurës një butësi instante dhe janë të pasura me ushqyes thelbësor, acide yndyrore dhe antioksidant. Plus, shton Chan, ato formojnë një shtresë mbrojtëse në qelizat e lëkurës. Përderisa ato nuk janë një zgjidhje për problemet e lëkurës, ato prap se prap ofrojnë përfitime në rigjenerimin dhe mbrojtjen e lëkurës, gjë e cila ndihmon në absorbimin e produkteve të tjera për lëkurë.

Si duhet t’i përdorni ato?

Ju mund të përzini vajrat me hidratues, por nëse dëshironi të përdorni ato të vetëm, atëher duhet ti përdorni para hidratuesit dhe pas ose në vend të serumit. Tani, e vërtet është se disa vajra mund të shkaktojnë bllokim të poreve nëse keni lëkurë të prirë nga plasaritjet. Një nga vajrat më të rëndë? Vaj kokosi. “Ai do të qëndrojë mbi lëkurën tuaj për orë me rradhë,” thot Chan. “Kur vajrat janë të rënda, ato nuk lejojnë lëkurën tuaj të merr frymë.” Ju duhet të zgjedhni një vaj me madhësi më të vogël të molekulave, si: vaj argani, vaj squalane dhe jojoba. Ato depërtojnë në lëkurë më shpejtë dhe nuk kanë mundësi të bllokojnë poret.

Lëkurë të thatë ose të ndjeshme

Clinique Smart Treatment Oil është i tëri për barrierën e lëkurës.  Përbërësit të cilët gjenden në këtë vaj duke përfshirë edhe arganin, i japin shtresës së sipërme të lëkurës TLC të mjaftueshme, e cila rezulton në formë më të lëmuar të lëkurës. Plus, një barrier e fortë dhe e shëndetshme minimizon mundësit për irritim dhe inflamim.

Lëkurë të kombinuar

Vaj marula bën disa gjëra. Jo vetëm që është antibakterial por gjithashtu depërton në lëkurë aq shpejt sa që do dyshoni se a e keni aplikuar apo jo.

Lëkurë të yndyrshme

Përzierja e rosemary, sage dhe kamomile qetësuese ka një efekt të mjaftueshëm që largon vajin e nevojshëm nga lëkura.

Lëkurë të prirë nga aknet

Vaj i cili përmban retinol.