Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ushqimet me shumë kripë ndikojnë në kilogramë të tepërt!

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, duhet të konsumoni jo më shumë se 2,300 miligramë të sodiumit në ditë që është e barabartë me një lugë çaji me kripë.

Sidoqoftë nëse dëshironi të jeni e shëndetshme apo vuani nga ndonjë sëmundje që mund të përkeqësohet nga konsumimi i lartë i sodiumit, ju sugjerojmë që të kufizoni konsumin e sodiumit në jo më shumë se 1,500 miligramë në ditë(3/4 e lugës së çajit).

Mirëpo çfarë ndodh nëse konusmoni vetëm ushqime që përmbajnë shumë kripë?

Ja disa nga gjërat që ju ndodhin…

Do të përfundoni me kilogramë të tepërt

Janë disa arsye pse do të shtoni peshë nëse konsumoni kripë të tepërt. Fillimisht, uji do të mblidhet në trup, beli juaj do të zgjerohet ndërsa shputat dhe kyçet e këmbës do të bëhen të ënjtura. Së dyti, disa nga ushqimet me kripë janë të mbushura me kalori dhe yndyrëra të ngopura andaj edhe shtoni peshë shpejtë nëse konsumoni ushqime të larta në sodium.

Do të keni tension të lartë të gjakut

Pasiqë sodiumi shkakton që uji të mblidhet në trup, një ndër gjërat më të padëshiruara që ndodh është të keni tension të lartë të gjakut. Sipas mjekëve, tensioni i lartë i gjakut shkakton sëmundje të zemrës, posaçërisht nëse nuk kontrollohet. Nëse keni tension të pakntrolluar të gjakut mund të dëmtoni organet. Dy organet që dëmtohen nga konsumimi i lartë i sodiumit janë sytë dhe veshkët.

Mund të përfundoni me kancer në stomak

Ushqimet e përpunuara janë të mbushura me sodium dhe me gjëra të tjera që kanë ndikim negativ në organizmin tuaj, sikurse është zhvillimi i kancerit. Shkencëtarët thonë se një nga gjërat që mund të ndodhë nga ushqimet e përpunuara me kripë, është zhvillimi i kancerit të stomakut pasiqë ushqimet e përpunuara janë përplot me karcinogjene, substancat që nxisin formimin e kancerit.

Bazuar në disa studime, zhvillimi i kancerit të stomakut është rezultat i konsumimit të atyre ushqimeve të përpunuara të larta në sodium, është më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat.

Do keni nevojë për më tepër sodium

A e dini se konsumimi i ushqimeve që përmbajnë kripë është rreth i mbrapshtë? Sa më tepër sodium që të konsumoni, trupi juaj do të kërkojë aq më shumë.

Kjo ndodhë për shkak se sythat e shijes mësohen me shijen e kripës dhe me kohë do të dëshironi ushqime me më tepër kripë. Si rezultat, konsumimi i sodiumit i tejkalon sasitë e rekomanduara dhe e përkeqëson gjendjen tuaj.