Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ushqimet dhe suplementet më të mira probiotike për humbje të peshës!

Konsumimi i probiotikëve për shëndetin e stomakut tuaj është një gjë, mirëpo bakteria mikroskopike që ndodhet në suplemente dhe ushqime të fermentuara mund të ju ndihmojë edhe të humbni peshë.

Çfarë janë probiotikët?

Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që natyrshëm jetojnë në trupin tuaj, janë substanca që nxisin zhvillimin e bakteries së dobishme e që mban baraspeshën e zorrëve.

Si ju ndihmojnë probiotikët në humbjen e peshës?

Sinqerisht askush nuk e di saktë pasiqë kërkimet e probiotikëve janë fokusuar se si të përmirësojnë problemet me tretjen dhe me imunitetin.

Një studim në të cilën 125 meshkuj dhe femra u futën në programin e humbjes së peshës, gjysmës së pjesëmarrësve iu dha LGG- një degëzim i probiotikëve, ndërsa gjysma tjetër u la me efektin placebo. Studimi në fund tregoi se femrat që kanë konsumuar LGG kanë humbur më tepër peshë se ata me placebo ndërsa grupi me LGG ka vazhduar me humbjen e peshës edhe pas përfundimit të eksperimentit.

Si mund të shtoni probiotikët në ushqimin tuaj?

Gjithmonë ju rekomandojmë që të mundoheni të konsumoni probiotikët nëpërmjet ushqimeve sikurse jogurti, mirëpo nëse ato ushqime nuk janë pjesë e dietës suaj atëherë rekomandoheni që të konsumoni suplemente.

  1. Jogurti

Prodhimet e fermentuara qumështore sikurse jogurti dhe kefiri kanë sasi të larta të probiotikut lactobacillus. Jo të gjitha jogurtet përmbajnë probiotikë andaj është me rëndësi të lexoni etiketën.

  1. Lakra turshi

Sikurse jogurti dhe kefiri, edhe perimet e fermentuara- posaçërisht lakra në turshi, janë mënyrë e mirë e konsumimit të probiotikëve. Mirëpo të keni një gjë në mendje për lakrën turshi pasiqë shumica e produkteve në shitore i nënshtrohen proçesit të pasterizimit e që shkatërron edhe bakteret e dëmshme, edhe ato të dobishme. Nëse kërkoni që të përfitoni nga fermentimi atëherë kërkoni produkte të jopasterizuara apo bëni vetë turshi.

  1. Provoni disa suplemente probiotike

Janë disa produkte të ndryshme probiotike në treg, mirëpo suplementet e ndryshme përmbajnë degë të ndryshme të probiotikëve dhe disa nuk mund të quhen të dobishme.  Culuturelle thotë se përdor degën LGG ndërsa ju rekomandojmë edhe Florastore që të nxisni bakteret për zorrë të shëndetshme. VSL#3 është një tjetër suplement probiotik që është potent pasiqë përmban tetë degë të baktereve të ndryshme. Normalisht, mos harroni që të konsultoheni me mjekun nëse vendosni të konsumoni këto suplemente.