Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Udhëzues hap pas hapi se si të organizoni makijazhin tuaj!

Nëse të gjithë do të kujdesseshim për makijazhin po me aq entuziazëm sikurse kur e blejmë, do e kishim më të lehtë. E verteta është tërësisht e kundërta!

step by step guide to organising your makeup 500x300 piccontent

Për të trajtuar makijazhin tonë në mënyrë më të respektueshme dhe me kujdes, e pastruam, rregulluam dhe aranzhuam gati se me standarde ushtarake. Tani mund të themi se kemi një sirtar të organizuar me mjetet e makijazhit dhe është tejet funksional. Ja udhëzimin hap pas hapi se si mund të bëni një organizim të tillë…

Filloni duke i hedhur një shikim tërë makijazhit, të shihni për afatet e skadimit dhe të hidhni në kosh gjithçka të skaduar.

Hapi tjetër është të çliroheni nga gjithçka që nuk përdorni apo nuk e keni përdorur gjatë tërë vitit. Mund të keni blerë ndonjë ngjyrë për hijëzim të syve apo ndonjë brushë që nuk e keni përdorur më tepër se tre herë andaj tani është momenti të ndaheni nga ajo.

Hapi i ardhshëm është aranzhimi në kategori sikurse: sy, buzë, faqe, thonjë etj. Dhe nënkategori si: llajnerë, lapsa, hijëzues, maskarë e tj.

Shihni ndonjë vazo që nuk e përdorni, kuti apo tabaka që të përdorni për magazinim. Sigurohuni që mjetet si kapëset e flokëve, vatat për pastrim të makijazhit dhe lidhëset e flokëve, t’i mbani në ndonjë enë të hapur.

Të gjithë e kemi të njohur problemin e mjeteve të makijazhit në sirtar andaj edhe e kuptojmë rëndësinë e një organizimi të këtillë. Gjeni një qyp për brushat dhe gjithçka do të jetë e përfunduar. Lamtumirë rrëmujë!