Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Udhëzimi i aprovuar nga dermatologët për një kujdes të lëkurës për stinën e verës!

3 dermatolog na ofrojnë truqet dhe këshillat më të mira që i dijnë për një lëkurë verore të mirë.

Dermatologët kalojnë motin e verës nën diellin e njejtë në të cilin kalojmë ne, por prap se prap disi lëkura e tyre është më e pastër dhe me një shkëlqim të bukur gjatë tërë stinës. Me siguri që kjo është puna e tyre, por prap se prap edhe profesionistët duhet të përpiqen më shumë për të shmangur plasaritje dhe për të minimizuar dëmet nga rrezet e diellit gjatë periudhës së verës.Moti i ngrohtë sjell një mori të sfidave për kujdesin e lëkurës dhe të pyetjeve si, “A duhet vërtetë të aplikoj hidratues madje edhe nëse është temperatura shumë e lartë dhe lëkura e fytyrës është e yndyrshme?” (Po, duhet) Fatmirësisht, ekspertët e dijnë saktësisht se si duhet të ballafaqoheni me motin e nxehtë dhe si të kujdeseni për lëkurën.

“Një rutinë solide duhet të aplikohet në të gjitha sezonat dhe të gjitha motet e ndryshme,” thot dermatologu Omer Ibrahim. “Thënë kjo, ka shumë ndryshime që duhet të ndërmerren kur një rutinë kalon nga dimri në verë.” Në vazhdim ne pyetëm 3 dermatolog për këshillat më të mira për kujdesin e lëkurës gjatë motit të verës.

Lehtësoni rutinën e kujdesit të lëkurës

Nëse gjatë verës ju nuk mbani më rroba të trasha, atëher pse e bëni këtë me lëkurën tuaj? “Gjatë verës, unë përkujtoj pacientët se ashtu si me rrobat e juaja, rutina juaj duhet të jetë më e lehtë,” thot Ibrahim. Nxehtësia dhe lagështia e verës nënkuptojnë që ju duhet të ndërroni pastruesin e rëndë me një më të butë dhe shkumues.

Shmangni shtresën shtesë të hidratuesit

Për të lehtësuar gjërat, Ibrahim rekomandon të ndërroni në një kombinim të hidratuesit me mbrojtës kundër rrezeve të diellit gjatë verës. “Një hidratues të lehtë me SPF 30 ose më të lartë është i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve,” thot ai. Në fakt, Ibrahim thot se hidratuesit e trashë mund të bllokojnë poret, të shkaktojnë inflamim dhe akne. Sidomos nëse keni lëkurë të prirur nga aknet dhe lëkurë të yndyrshme, ndërrimi i atijë me një të kombinuar hidratues me SPF mund të mbajë lëkurën e pastër.

Adaptoni një hidratues me qëllim të dyfisht

Ajo shtresa shtesë e djersës në fytyrën tuaj nuk llogaritet si hidratim. “Pavarsisht motit të nxehtë dhe të lagësht, ju prap keni nevojë të hidratoni lëkurën,” thot Nava Greenfield. Edhe nëse lëkura juaj ndjehet e yndyrshme, ju patjeter duhet gjithnjë të përdorni hidratues pas pastruesit të fytyrës.

“Hidratuesit ekuilibrojnë stratum corneum, shtresën e jashtme të lëkurës, e cila mbron nga ndotësit e jashtëm dhe kimikate si dhe parandalon irritim ose thatësi të mëtutjeshme thot Ariel Ostad. Kjo është kur kombinimi i hidratuesit me SPF hyn në rend: Një teksturë e lehtë do e mbajë shtresën e jashtme të lëkurës të ushqyer pa u ndjerë e rëndë në lëkurën tonë.

Investoni në një serum me vitamin C

“Vitamina C është e mirë për gjatë tërë vitit, por më e rëndësishme gjatë verës,” thot Ibrahim. Ajo parandalon hiperpigmentimin, përmison shfaqjen e linjave të vogla si dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Shtresoni disa pika në lëkurë pas pastrimit dhe para hidratimit të lëkurës.

Shtoni hapin e zhveshjes së lëkurës

Dermatologët shpesh na përkujtojnë të mos e teprojmë me zhveshje të lëkurës, por gjatë verës është e rëndësishme t’a bëni këtë. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, Ostad sugjeron përfshirjen e zhveshjes së lëkurës në rutinën tuaj. Kjo nuk do të thot që të përdorni acidet e juaja të preferuara, por të filloni ngadal dhe pas disa ditë të shtoni dozën. Ostad rekomandon alpha-hidroksi acid AHA për të hapur poret e bllokuara dhe për të larguar yndyrën që rezulton në akne.”

Zvogloni kohën që e kaloni në dush

Në mes stërvitjeve, plazhit dhe djersës së zakonshme të verës, shumica nga ne bëjnë dush më shpesh se 1 her në ditë gjatë verës. Ibrahim thot që mos ta bëni këtë dhe nëse e bëni, atëher jo më shumë se 4 deri 5 minuta. “Dushi i gjatë me ujë të nxehtë mund të shkaktoj tharje të lëkurës duke rezultuar në lëkurë të inflamuar ose ekzemë verore,” thot ai.

Përdorni kozmetikë që është jo-komedogjenike

Kontrolloni përbërjen e kozmetikës dhe përdorni vetëm ato që janë jo-komedogjenike. Një fjalë e cila përdoret për produkte që nuk përmbajnë përbërës që bllokojnë poret. Sidomos gjatë verës, Greenfield rekomandon që pacientët të përdorin grim i cili nuk do bllokojë lëkurën e tyre.” Kjo përfshinë mundësitë si mbrojtës kundër diellit në formë pluhuri, një primer pa yndyrë ose një bazë grimi të lehtë.

Rrini larg diellit

Të gjithë ekspertët rekomandojnë që duhet të veshim rroba që na mbrojnë nga dielli, kapela të mëdha dhe syze dielli. Nuk do të thot se duhet të vishni ato rroba në çdo moment por duhet të keni kujdes dhe të ekspozoni trupin tuaj sa më pak që mundeni në rreze të diellit.

Mos harroni të hidratoheni

“Hidratimi është i rëndësishëm për lëkurën tonë, sidomos gjatë verës,” thot Ostad. Përpiquni të konsumoni 8 gota ujë në ditë, dhe Ostad premton që do të arrini rezultate të mira. Hidratimi gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës pas një djegie të lëkurës.

SPF,SPF,SPF

E ruajtëm më të rëndësishmën për në fund, një rregull që nuk duhet t’a harroni kurr: aplikoni mbrojtës kundër diellit. Të gjithë ekspertët rekomandojnë që të përdorni mbrojtës kundër diellit me SPF 30 ose më shumë në të gjitha pjesët që ekspozohen në diell. Mos harroni duart, këmbët, veshët dhe buzët. “Është e rëndësishme të riaplikoni atë çdo 2-3 orë,” thot Ibrahim.