Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Udhëzimi definitiv se si të zgjedhni produktet e duhura për formësimin e vetullave!

Laps, gel, dyll, pudër… ti vendos.

Formësimi i vetullave nuk është thjesht largim i qimeve si depilim me dyll apo pincë, stilimi vlenë shumë: po flasim për formësimin e vetullave me lapsin, dyllin, gellin apo pudrën e duhur.  Ne kemi biseduar me profesionist të vetullave rreth këtyre problemeve. Mos harroni, vetullat janë motra por jo binjake.

Lapsa

Më të mirë për: ndryshimin e formës së vetullër, mbushjen e vetullave pas një depilimi të tepruar, ose korrektimin e një vendi pa qime.

Këshillë: Lapsi i vetullave është i mirë për formësimin e një harku, zgjatjen e një bishti të vetullës ose për të mbuluar zbrazëtira të dukshme ose plagë” thot eksperi i vetullave Joey Healy, i cili shpesh zgjedh lapsa të cilët në pjesën e kundërt përmbajnë brushë ku ai thot që pas përfundimit të vetullës, krehni ato për t’ju dhënë pamjen e qimeve.

Gell

Më të mirë për: përfundimin e formës së vetullës, duke shtuar pakëz hije ose në rregullimin e qimeve më të gjata.

Këshillë: “Gelli nuk kërkon zanat, por ju mban të dukeni bukur dhe më të rinj,” thot Healy. Çfarë duhet të kërkoni: një formulë rezistente ndaj ujit që nuk do të thahet me shumë shkëlqim. Për formula me ngjyrë, ngjyra duhet të ngjyrosë qimet një nga një dhe të mos njollos lëkurën nën to.”Për të arritur një pamje sa më natyrale, aplikoni geliin në një lëvizje nga lart, kjo teknikë do theksoj harkun dhe do formësoj syrin tuaj,” thot Healy.

Pudër

Më të mirë për: “Pudrat për vetulla janë më të mira për njerëz të cilët dëshirojnë të shtojnë pak luks në vetullat e tyre, por të cilët nuk vuajn nga probleme të mëdha të vetullave,” thot grimeri Ramy.

Këshillë: “Këto japin më shumë një barazi të densitetit në një vetull veçmë të formuar. Përderisa lapsi konsiderohet më korrektues, pudra shton volumin në formën tuaj,” thot Rammy. Me pudër më preciziteti nuk hyn si faktor pasi që pudra përdoret për ti dhënë vetullës një ngjyrë të barabart.

Dyll

Më të mirë për: të mbuluar pjesë që janë të zhveshura.

Këshillë: “Shumica e dyllave janë me formulë rezistente ndaj ujit” thot Ramy. “Janë shumë të mirë nëse keni zbrazëtira në vetullat tuaja”. Kur zgjedhni dyllin tuaj, zgjedhni një formulë që ju ofron një shkëlqim të lehtë pa i matifikuar qimet. Dylli i vetullave mund të jetë me ngjyrë apo i tejdukshëm.