Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Udhëzim rreth zgjatjes së qerpikëve!

Nëse ju pëlqen ideja e qerpikëve më të gjatë dhe më të plotë, zgjatjet e përkohshme të qerpikëve mund të bëjnë një ndryshim dramatik jo vetëm në pamjen tuaj por gjithashtu edhe në rutinën e grimit. Megjithatë, ka disa gjëra që duhet ti merrni parasysh para se ti zgjedhni ato.

Fillimisht, është e rëndësishme të kuptoni që askush nuk pret nga ju të jeni një ekspert në zgjatje të qerpikëve kur drejtoheni në një salon bukurie për herë të parë. Një stilist i qerpikëve do konsultohet me ju në lidhje me formën e syve, ngjyrën e lëkurës dhe cilësinë e qerpikëve natyral, thot Clementina Richardson, themeluese e Envious Lashes. “Qerpiktë vijnë në gjatësi të ndryshme, gjërësi dhe lakime të ndryshme, të cilat selektohen me kujdes për të krijuar një pamje të zgjedhur për secilin klient.”

Ka materiale të ndryshme që përdoren për të prodhuar qerpiktë artificial – këto janë 3 lloje:

Mink

Fibër sintetik poliester i procesuar për të qenë fleksibil dhe i lehtë me një shkëlqim të lehtë. Këto janë lloji më i lehtë në peshë nga të gjithë qerpiktë artificial dhe dhurojnë një pamje të butë dhe të lehtë.

Silk

Fibër sintetik i procesuar në të njejtën mënyrë si ato mink, por më të errëta dhe dhurojnë një pamje më dramatike.

Synthetic

Qerpik nga fibra poliestër që nga 2 llojet e tjera janë më të rënda dhe më të errëta, ato dhurojnë një pamje shumë dramatike.

Pyesni në salon për llojin e ngjitësit që përdorin. “Ju duhet të keni kujdes që ato po përdorin një ngjitës që është aprovuar nga shteti dhe që nuk përmbajnë formaldehide,” thot kimistja e kozmetikës Sophy Merszei. “Ekspozimi i zonës së syrit në formaldehidë mund të shkaktojë enjtje.” Ndonjëher edhe ato që nuk përmbajnë formaldehidë mund të irritojnë sytë, dhe në këto raste, stilistja duhet të ndërrojë ngjitësin në atë hipoalergjen, edhe pse disa ankohen se nuk ngjet mirë.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është personi i cili do e kryej procesin. Ashtu si zgjedhni specialistët e tjerë, të njejtën gjë duhet ta bëni me specialistin e qerpikve. “Siguria duhet të jetë çështja juaj kryesore,” thot Richardson. Ju duhet të gjeni 1 i/e cila është e linçencuar të kryej procesin. Hulumtoni, para se të drejtoheni në një salon, fillimisht hulumtoni në lidhje me personin si dhe salonin që keni zgjedhur.

Ja se si duhet të kujdeseni për qerpikët e zgjatur:

Është e rëndësishme të shmangni avullin si dhe të mos lagni qerpiktë 48 orë pas zgjatjes

Sigurisht që mundeni të pastroni fytyrën dhe të bëni dush, por vetëm duhet të keni kujdes që uji të mos prek qërpiktë. Gjithashtu, nuk guxoni të fërkoni sytë ose të ngacmoni as sytë e as qerpiktë.

Duhet të përdorni pastrues të formuluar në veçanti për zgjatje të qerpikve

Produktet e tjera mund të përmbajnë përbërës që mund të prishin lidhjen në mes qerpikve tuaj natyral dhe atyre artificial dhe të shkaktojnë rënie të tyre të parakohshme. Nëse keni vendosur të investoni në qerpik, atëher kujdesuni mirë për ato.

Mos përdorni lakuese të qerpikve

Nëse qerpiktë artificial kanë filluar të bien, përdorni ndonjë mjet profesional për të lakuar ato sa më lehtë që mundeni.

Mos flini me fytyrë në jastëk

Përpiquni të flini anash ose në shpinë, si dhe përdorni këllëf mëndafshi, material i cili është më i butë për qerpiktë artificial.

Maskara

Aplikimi i maskarës është në dëm të qerpikve, pasi që maskara vetëm që e ul qëndrueshmërinë e qerpikve, por nëse patjetër duhet të aplikoni, atëher zgjedhni 1 formulë të tretshme në ujë.

Përdorni një pastrues grimi pa vaj

Asnjëher nuk guxoni të përdorni produkte me basë vaji ose kremëra të rënda rreth syve, e tëra që mund të përdorni është një pastrues grimi pa vaj.

Mos harroni të krehni qerpiktë sa më shpesh që mundeni me një brushë për qerpik.

Me kujdesin e duhur, qerpiktë artificial duhet të zgjasin rreth 6 javë para se ato të bien, por shumica e njerëzve bëjnë rimbushjen e tyre çdo 2-3 javë për të mbajtur një pamje të plotë të tyre. “Zgjatjet e qerpikve mund të bien në mënyra të ndryshme,” thot Richardson. “Zakonisht, qerpiktë natyral arrijnë pjekurinë dhe ato artificial bien bashk me to.” Një thënie e zakonshme është se qerpiktë artificial prishin ato natyral, por Richardson thot se kjo nuk duhet të ndodhë, kjo ndodh vetëm nëse nuk kujdeseni si duhet për ato. Në mënyrë që të kujdeseni për qerpiktë natyral përderisa mbani qerpik artificial, ju duhet të aplikoni ndonjë serum kondicionues.