Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Truqe të mahnitshme rreth manikyrit dhe thonjve!

Dëshironi të ngjyrosni thonjtë apo të bëni një mbjellje të thonjve pa hasur në probleme të zakonshme? Në vazhdim mund të shihni të gjitha truqet që do ju lehtësojnë punën me thonj.

Lyeni lëkurën rreth thonjve me vazelinë apo ngjitës të bardhë

image

Nëse jeni vendosur për një pamje të thonjve që shkakton një rrëmujë në thonj, atëher merrni një shtupë pambuku me pak vazelinë dhe aplikojeni në lëkurë rreth thonjv. Kjo krijon një barrierë mes lëkurës dhe llakut në mënyrë që pasi që të keni përfunduar me manikyr, pastrimi i vijave jasht thonjve të jetë më i lehtë.

Tjetër mënyrë është ngjitësi, aplikoni ngjitës rreth thonjve dhe pasi të përfundoni me ngjyrosje të thonjve largoni ngjitësin.

image

Parandaloni plasaritjet e majeve të thonjve

image

Aplikoni një shtresë bazë në maje të thonjve dhe pastaj 1 shtresë tjetër në tërë thoin. Kjo teknikë ju ndihmon që të mos shkaktohen plasaritje apo thyerje të thonjve në maje, pjesë e cila është më e prirur nga ato.

Vizatoni dizajne të ndryshme në një foli të tejdukshme, pastaj aplikoni në thonj

 image

Nëse e keni paksa të vështirë vizatimin e dizajneve drejtëpërdrejtë në thonj, atëher filloni me vizatimin e tyre në foli të tejdukshme. Fillimisht, asplikoni 2 shtresa të trasha të llakut dhe pastaj vendosni dizajnin mbi këto shtresa, pasi që ato të jenë tharë, vendosni në thonj me anë të një ngjitësi ose top coat të tejdukshëm.

Krijoni një pamje të thonjve me 2 tone me anë të një shirit ngjitësi

image

Nëse keni zgjedhur 2 ngjyra të ndryshme të llaqeve, aplikoni një shtresë të njërës ngjyrë më të hapur në secilin thua dhe pastaj sigurojeni atë me një top coat. Pasi që të jetë tharë, vendosni ngjitësin mbi thonj varësisht nga dizajni që dëshironi të arrini. Pasi që të keni vendosur ngjitësin, aplikoni hijen më të errët të llakut dhe pasi që të jenë tharë për rreth 1 minut, largoni ngjitësin.

Përdorni një eyeliner laps për të aplikuar gurët

image

Kur gishtërinjtë dhe pincetat janë shumë të mëdha për të kapur dhe vendosur gurët e vogël në thonj, përdorni një lap eyeliner.

Krijoni një efekt të mermertë

 image

Zgjedhni thonin të cilin dëshironi të theksoni dhe siguroni lëkurën rreth thonjve me ndonjë ngjitës. Pastaj, mbushni 1 gotë me ujë të filtruar me temperaturë dhome , merrni 2 ngjyra të ndryshme dhe shtoni disa pika në ujë. Pasi që të shtoni pikat e llakut në ujë, merrni një shkop dhe krijoni dizajnin që dëshironi. Vendosni gishtin në ujë për disa sekonda. Largoni gishtin nga uji dhe pastroni lëkurën anash.

Thani llakun me anë të ujit të akullt

 image

Mbushni një tas me ujë të akullt dhe zhytni thonjtë në të për disa minuta pasi të keni ngjyrosur ato.

Largoni llakun me anë të vatave të zhytura me aceton

 image

Për të pastruar xixëllimat dhe llakun e vështirë, zhytni disa vata në pastrues llaku dhe vendosni në thonj me anë të një folie, lejoni të qëndrojë për 5 minuta dhe pastaj largoni ato.

Para se të aplikoni xixëllima, lyeni thonjtë me ngjitës

 cMxHis.gif

Një mënyrë e lehtë për të larguar xixëllimat nga thonjtë është që në vend të shtresës bazë të zakonshme ju mund të përdorni një ngjitës.

Rrokullisni dhe mos shkundni shishen e llakut

 image

Mbani shishen mes duarve dhe fërkoni duart para prapa për të përzier llakun pa shkaktuar fluska ajri në të.

Hapni kapakun e shishes me ujë të nxehtë

image

Vendosni shishen e llakut me kokë poshtë në ujë të nxehtë, uji nuk guxon të prek shishen vetëm kapakun. Prisni disa minuta, largoni shishen dhe hapni llakun me lehtësi.