Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Truqe rreth rritjes sa më të shpejtë të flokëve!

Flokë më të gjata se sa që keni menduar ndonjëher.

Nuk e kemi për qëllim të prishim ëndërrat tuaja, por zgjatja e flokut merr kohë dhe durim nga ana juaj, floku nuk rritet brenda nates, besa as brenda shumë netëve. “Floku zakonisht rritet vetëm 6mm ose 12mm për një muaj,” thot stilisti i flokeve Mark Townsend. “Dhe prap, rritja e flokëve është e mundur vetëm nëse keni flokë të shëndetshëm dhe nuk ka maja të ndara,” shton ai.

Lajmi i mirë është se nëse dëshironi të përshpejtoni procesin e rritjes së flokut, ju duhet ti përmbaheni disa rregullave të aprovuara nga ekspertët e flokut.

Dëshironi flokë më të gjata? Shkurtojeni nga pak.

Çuditërisht, gërshërët janë shoku juaj më i mirë. Duket një paradoks, por nëse nuk shkurtoni majat e ndara shpesh, atëher ato vetëm se do dëmtojnë qimen më lartë duke shkaktuar që floku juaj të mos ketë mundësi të zgjatet.

Përdorni kondicioner, sa më shumë që mundeni

Sa shpesh duhet të përdorni kondicioner në flokun tuaj? Sa herë që pastroni flokun, thot Townsend. “Pas një kohe të stilimit të flokëve me mjete të nxehta si dhe ngjyrosja e tyre shkakton që floku të dobësohet dhe të krijohen maja të ndara” thot ai. Për atë, për ti kthyer majat në shëndet të mirë, duhet ti pasuroni ato me kondicioner, i cili ndihmon në zëvendësimin e lipideve dhe proteinave mbrenda boshtit të qimes dhe të mbyll kutikulen e jashtme.

Mos pastroni flokët me shampo çdo ditë

“Është shokuese për mua se sa femra shmangin kondicionerin kur pastrojnë flokët, gjëja më e tmerrshme që mund ti bëni flokut tuaj – sidomos kur jeni duke u munduar ti rrisni ato,” thot Townsend. “Në realitet, është shampo ai i cili duhet t’i shmangeni sa më shumë që mundeni.”

Ja përse duhet ta bëni: Qëllimi i shampos është të largojë papastërtitë dhe shtresim të produktit, por shumë nga shampot janë të pasuruara me përbërës të ashpër të quajtur sulfate, të cilat largojnë vajrat natyrale për të cilat keni nevojë për flokë më të gjata dhe më të shëndosha. Kur me të vërtetë keni nevoj për shampo, provoni të zgjedhni formulë pa sulfate dhe vetëm aplikojeni atë në skalpin tuaj.

Pastroni flokun me ujë të ftohtë

Sipas Townsend, pastrimi i flokëve me ujë të ftohtë në fund të dushit, ndihmon në rritjen më të shpejtë të flokëve dhe mirëmbajtjen e shëndetit të flokut që veçmë është i gjatë. “Uji i ftohtë shtrien shtresën e jashtme të flokut më butësisht, gjë e cila parandalon humbjen e hidratimit, dobësim dhe dëmtim nga nxehtësia,” thot ai. “Këtë duhet ta bëni vetëm për disa sekonda, por është hap i cili bën një ndryshim të madh pas një kohe.”

Përdorni maskë floku çdo javë

Nëse floku juaj është i gjatë, atëherë është 2 ose 3 vjet i vjetës, që do të thot se ka nevojë për më shumë mirëmbajtje se sa një kondicioner i thjeshtë. Këtu hyjnë maskat ku Townsend thot se “unë përgatis tretmane me vajra natyrale dhe u jap të gjithë klientëve që ta përdorin para shampos.” Dhe më besoni: është shumë e lehtë të përdoret në shtëpi.

Vetëm përzieni bashk përbërësit e më poshtëm për recetë të lehtë për flokë:

  • 1 gotë vaj kokosi të parafinuar
  • 1 lugë nga : vaj bajameje, arrës makadamia dhe vaj jojoba

Pasi që vajrat mund të lënë mbetje, Townsend rekomandon të aplikoni recetën në flokë të njomë –  dhe jo në flokë të lagur dhe pastaj lejoni të qëndrojë 10 minuta para se të pastroni flokun me shampo dhe me kondicioner dhe të largoni vajin. “Këto vajra mund të mbushin qimet me acide yndyrore edhe pasi që ato të jenë pastruar,” thot ai.

Fleni në një jastëk me këllëf mëndafshi

Nëse zgjoheni me flokë të nyjëzuara dhe të thata, shkaku mund të jetë, jastëku me këllëf pambuku. Townsend rekomandon të ndërroni këllëfin e jastëkut në atë të mëndafshit ose satenit – të cilat kanë sipërfaqe të butë që nuk shkaktojnë fërkim me flokun tuaj.

Mos mbështjellni flokun me peshkir

Çfarë dëmi mund të shkaktojë mbështjellja e flokut me peshkir të butë banjoje? Shumë. “Shkakton maja të ndara,” thot Townsend. “Floku juaj kapet në fibrat e pambukut dhe pasi që shumica e femrave shtrengojnë mbështjelljen e flokut me peshkir, të gjitha ato qimet e dobëta dhe të ndjeshme rreth flokëve tuaja ngrehen dhe mund të bien.”

Të zbardhni flokët në bjonde? Mbase jo

Kur zbardhni flokun, kutikulet e qimeve hapen, duke shkaktuar një dëm të madh – sidomos tek flokët me ngjyrë të errët. Dhe floku që veçmë është i ngjyrosur, ai do dëmtohet edhe më shumë.

Shmanguni mjeteve të nxehta të stilizimit të flokut

Pjastrat, figarot, relaksuesit kimikal ose tretmane të ndryshme apo stile të cilat ju shkaktojnë dëme të mëdha në flokë, nuk do ju ndihmojnë në rritjen e flokut. Sa më i shëndetshëm floku, aq më shpejtë dhe më shumë do rritet.